Aksidenti me 11 viktima në Turqi, dalin pamjet e përplasjes së kamionit me autobusin me turistë
11 persona kanë humbur jetën dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi një autobus turistik dhe një kamion u përplasën në Turqi.
Aksidenti ndodhi të dielën. Të plagosurit u dërguan në spitale, përfshirë shoferin e autobusit, i cili u arrestua nga policia pasi u lirua nga spitali.
Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë momentin e përplasjes teksa autobusi menjëherë rrëzohet duke lënë pasoja të rënda në njerëz.
Ministri i Brendshëm turk, Mustafa Çifçi, u shprehu ngushëllime të afërmve të viktimave dhe i quajti viktimat “qytetarë”, megjithatë mbetet e panjohur nëse kishte shtetas të huaj në autobus.
🔴Manisa’daki feci kaza kamerada📹 Manisa’nın Akhisar ilçesi yakınlarında tırla çarpışan tur otobüsünün karıştığı kazaya dair EDS kamera kaydı ortaya çıktı.💥 11 kişinin hayatını kaybettiği, 27 kişinin yaralandığı feci trafik kazası anı kameraya yansıdı. pic.twitter.com/6vZApGjatP



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.