☀️
Tiranë 31°C · Kthjellët 25 August 2026
S&P 500 7,653 ▼0.28%
DOW 53,417 ▲0.26%
NASDAQ 25,980 ▼0.77%
NAFTA 84.47 ▼0.64%
ARI 4,696 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
₿ CRYPTO
BTC $80,631 ▲ +4.05% ETH $2,502 ▲ +1.86% XRP $1.5031 ▲ +1.43% SOL $101.5900 ▲ +7.93%
S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.47 ▼0.64 % ARI 4,696 ▼0.04 % S&P 500 7,653 ▼0.28 % DOW 53,417 ▲0.26 % NASDAQ 25,980 ▼0.77 % NAFTA 84.47 ▼0.64 % ARI 4,696 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146 EUR/USD 1.1666 EUR/GBP 0.8556 EUR/CHF 0.9360 EUR/ALL 92.4984 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.2899 EUR/TRY 56.0962 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6146
25 Aug 2026
Breaking
Politika

Aksidenti tragjik në Durrës, Rama: E pangushëllueshme, bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital

Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik të ndodhur në Durrës, ku një automjet përplasi tre të mitur, duke i marrë jetën dy prej tyre, ndërsa një tjetër ndodhet në gjendje të rëndë në spital.

Në reagimin e tij, përmes një postim në platformën X, Rama shprehet se është njoftuar për “tragjedinë e pangushëllueshme”, siç e ka cilësuar ai, sapo ka zbritur në Erevan të Armenisë për takimin e Komunitetit Politik Europian.

Teksa e konsideron ngjarjen një dhimbje të madhe, kreu i qeverisë shpreh solidaritet me familjarët e viktimave dhe uron shërim për fëmijën që po lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve.

“Sapo kemi zbritur në Erevan të Armenisë për Komunitetin Politik Europian dhe kam mësuar për tragjedinë e pangushëllueshme të humbjes së dy fëmijëve, ndërkohë që fëmija i tretë lufton për jetën nën kujdesin e mjekëve. Zoti bekoftë dy shpirtrat e vegjël, u dhëntë forcën e jashtëzakonshme prindërve për t’i mbijetuar dhimbjes së madhe, ndërkohë që bashkohem në lutjet për shërimin e fëmijës në spital”, shkruan Rama.

Qyteti i Durrësit është tronditur nga një ngjarje tragjike, ku 2 të mitur humbën jetën dhe një tjetër u plagos, pas përplasjes nga një automjet në zonën e ish-Kënetës teksa ishin duke luajtur në trotuar në momentin e aksidentit. I mituri i tretë është shoqëruar në spitalin e traumës në Tiranë ku po lufton me plagët e rënda si pasojë e aksidentit. Ndërsa drejtuesi i mjetit është arrestuar nga policia.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.