🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,080 ▼ -4.78% ETH $1,622 ▼ -7.59% XRP $0.9144 ▼ -4.81% SOL $69.1200 ▼ -5.13%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Aktivistë e qytetarë protestuan para Qeverisë kundër femicidit

Iniciativa «Asnjë më shumë!» kërkon përgjegjësi institucionale; OJQ-të paralajmërojnë protesta të reja më 25 nëntor.

Me mesazhet «Kush ua dha të drejtë të vrisni?», «Dhimbja jonë e faji i juaj» dhe «Sistemi harron, por ne jo!», protestuesit u mblodhën para ndërtesës së Qeverisë për të kundërshtuar femicidin dhe dhunën ndaj grave, sipas Alsat.

Iniciativa qytetare «Asnjë më shumë!» kërkon masa konkrete për rritjen e sigurisë së grave dhe mbrojtjen e viktimave, si dhe përgjegjësi institucionale dhe reagim konkret nga policia, Prokuroria, gjykatat dhe shërbimet sociale.

Në protestë foli edhe nëna e 21-vjeçares së sulmuar nga Manastiri, Beti Angellovska, e cila tha se për një vit dhunim ndaj vajzës së saj, autoritetet dhunuesit i caktuan vetëm 8 ditë paraburgim.

«Tetë ditë paraburgim për një vit që e rrahu një vajzë. Nëse nuk merren masa, do ta marr drejtësinë në duart e mia. Kam fotografi të vajzës sime të rrahur, të cilat do t’i bëj publike kur të përfundojë hetimi. Nuk do të lejoj asnjëherë që të rrihet nga ai dhunues. Kërkojmë të gjithë fëmijët të jenë të mbrojtur», tha Beti Angellovska, nëna e vajzës së dhunuar në Manastir.

«Maqedonia është e treta në Evropë për femicid dhe mendoj se kjo është sepse kemi sistem të korruptuar dhe vlerësoj se duhet të ndryshojë sa më shpejt që të jetë e mundur», tha një protestuese.

OJQ-të kanë theksuar se nuk do të ndalojnë me kaq reagimet ndaj 7 vrasjeve të grave brenda këtij viti dhe rritjes 70 për qind të numrit të denoncimeve për dhunë në familje. Ata paralajmërojnë protesta të reja për më 25 nëntor, sipas Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.