Zyrtarët doganorë parandaluan futjen e 2,8 tonëve kripë pa jod
Importuesi e kishte deklaruar mallin si kripë industriale; kripa u asgjësua në deponinë Drislla.
Zyrtarët doganorë kanë parandaluar futjen e 2,8 tonëve kripë pa jod, sipas Alsat.
Rasti është zbuluar gjatë kontrollit të mallit, ku importuesi e kishte deklaruar si kripë industriale, e cila do të përdorej për qëllime industriale. Por gjatë kontrollit është konstatuar se bëhet fjalë për kripë pa jod.
Sipas legjislacionit, kripa që përdoret në ushqim duhet patjetër të jetë me jod, për shkak të pasojave të dëmshme që konsumi i kripës pa jod mund të ketë ndaj shëndetit të qytetarëve.
Ndaj personave të dyshuar është iniciuar procedurë kundërvajtëse, ndërsa në bazë të vendimit të marrë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë, kripa është asgjësuar në deponinë Drislla, sipas Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.