🌦️
Tiranë 14°C · Rrebesh i lehtë 20 Nëntor 2026
S&P 500 6,910 ▼3.7%
DOW 48,147 ▼1.93%
NASDAQ 22,618 ▼5.28%
NAFTA 83.62 ▲1.43%
ARI 3,539 ▼3.98%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
₿ CRYPTO
BTC $59,080 ▼ -4.78% ETH $1,622 ▼ -7.59% XRP $0.9144 ▼ -4.81% SOL $69.1200 ▼ -5.13%
S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 % S&P 500 6,910 ▼3.7 % DOW 48,147 ▼1.93 % NASDAQ 22,618 ▼5.28 % NAFTA 83.62 ▲1.43 % ARI 3,539 ▼3.98 %
EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727 EUR/USD 1.0980 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9259 EUR/ALL 90.1176 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6181 EUR/TRY 55.4680 EUR/JPY 175.39 EUR/CAD 1.5727
20 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Erërat e fuqishme shkaktuan dëme materiale në Pollog dhe lanë disa fshatra pa energji elektrike

Zjarrfikësit e Tetovës patën rreth 15 intervenime gjatë natës, mes tyre dy zjarre, kulme të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara.

Pemë të rrëzuara, çati të dëmtuara dhe disa rrugë të bllokuara në vetëm pak minuta — ky është bilanci i dëmeve që shkaktoi era e fuqishme në Tetovë dhe rrethinë, sipas Alsat. Disa fshatra të rrethit të Tetovës për disa orë madje mbetën pa energji elektrike.

Ekipet e zjarrfikësve, bashkë me ata të ndërmarrjes publike komunale, pothuajse tërë natën ishin në terren.

«Mbrëmë, nga erërat e fuqishme që përfshinë gjithë Pollogun dhe qytetin e Tetovës, patëm diku rreth 15 intervenime, dy zjarre, disa kulme të rrëzuara dhe rrugë të bllokuara, po ashtu edhe shtylla elektrike», tha Avni Ameti, shef i Njësisë Territoriale të Zjarrfikësve të Tetovës.

Komuna e Tetovës ka apeluar banorët që të denoncojnë dëmet. «Nga banorët nuk ka pasur ende denoncime në Komunë për dëmet materiale që janë shkaktuar, por sigurisht se do të ketë denoncime të tilla; komuna, bashkë me inspektoratin, do të dalë në terren për verifikimin e dëmeve dhe për të marrë masat e nevojshme», deklaroi Besarta Ramadani, zëdhënëse e Komunës së Tetovës.

Ndërkohë, policia ka njoftuar se ekipet e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë kanë intervenuar në disa vende për të siguruar rrugët ku duhej të intervenonin zjarrfikësit dhe ekipet e Ndërmarrjes Publike Komunale Tetova, sipas Alsat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.