Gjysma e fëmijëve në vend mbeten jashtë sistemit të arsimit parashkollor
Mbi 79 mijë fëmijë të moshës 0 deri në 6 vjeç nuk ndjekin asnjë formë edukimi; deri në vitin 2032 synohet përfshirja e 65 për qind të tyre.
Gati gjysma e fëmijëve në vend mbeten jashtë sistemit të arsimit parashkollor, sipas Alsat. Sipas UNICEF-it, mungesa e përfshirjes në edukimin e hershëm ngre shqetësime për mundësitë e zhvillimit të tyre në të ardhmen.
«Shumë fëmijë ende nuk përfitojnë nga kjo mundësi. Më pak se gjysma e fëmijëve deri në moshën gjashtëvjeçare ndjekin kopshtin, ndërsa ata që kanë më shumë për të përfituar janë shpesh pikërisht ata që kanë më pak mundësi të regjistrohen», deklaroi Leslie Miller, përfaqësuese e UNICEF-it në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, vetëm 19% e kompanive i marrin parasysh fëmijët gjatë procesit të vendimmarrjes. Shumica e tyre nuk e vlerësojnë ndikimin që vendimet e tyre mund të kenë në zhvillimin dhe të ardhmen e fëmijëve.
«Ftoj të gjithë, si nga sektori privat ashtu edhe nga ai publik, që gjatë marrjes së vendimeve tona të mos i harrojmë fëmijët, të mendojmë për ndikimin që ato vendime kanë tek ata dhe të sigurohemi që jemi të vetëdijshëm për nevojat dhe të drejtat e tyre», thotë Ivan Shteriev, drejtor ekzekutiv i Bursës së Maqedonisë së Veriut.
Mbi 79 mijë fëmijë të moshës 0 deri në 6 vjeç nuk ndjekin asnjë formë të edukimit dhe përkujdesjes së fëmijëve. Ndërkaq, deri në vitin 2032 synohet që 65 për qind e fëmijëve të kësaj grupmoshe të përfshihen në edukimin parashkollor, kurse për të arritur këtë synim do të nevojiten rreth 19 mijë vende shtesë në institucionet parashkollore, sipas Alsat.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.