☁️
Tiranë 11°C · Vranët 28 Nëntor 2026
S&P 500 7,297 ▲1.6%
DOW 50,775 ▲1.18%
NASDAQ 24,130 ▲2.31%
NAFTA 83.08 ▼0.72%
ARI 3,669 ▲2.91%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
₿ CRYPTO
BTC $60,004 ▼ -2.53% ETH $1,664 ▼ -4.12% XRP $0.9483 ▼ -1.46% SOL $71.5900 ▼ -1.86%
S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 % S&P 500 7,297 ▲1.6 % DOW 50,775 ▲1.18 % NASDAQ 24,130 ▲2.31 % NAFTA 83.08 ▼0.72 % ARI 3,669 ▲2.91 %
EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594 EUR/USD 1.0946 EUR/GBP 0.8355 EUR/CHF 0.9148 EUR/ALL 89.8629 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6227 EUR/TRY 55.6085 EUR/JPY 174.60 EUR/CAD 1.5594
28 Nën 2026
Breaking
roze

“Ajo nuk do të jetë kurrë unë”, Britney Spears publikon këngën e shkruar me Justin Timberlake

“Ajo nuk do të jetë kurrë unë”, Britney Spears

Britney Spears ka publikuar një këngë të paregjistruar më parë për publikun, të cilën e ka shkruar së bashku me ish-të dashurin e saj, Justin Timberlake.

Këngëtarja 44-vjeçare pritet të publikojë më 6 nëntor një edicion special, me rastin e 25-vjetorit të albumit të saj Britney.

Në prag të këtij publikimi, ajo ka surprizuar fansat me këngën “She’ll Never Be Me”, e cila ishte regjistruar fillimisht për albumin e saj të tretë, të publikuar në vitin 2001.

Spears e ka shkruar këngën në bashkëpunim me tre persona të tjerë, mes tyre edhe Timberlake, me të cilin ishte në një lidhje në atë periudhë.

Teksti i këngës duket se i drejtohet një ish-partneri që ka vazhduar jetën me një grua që i ngjan këngëtares.

Britney nuk ka reaguar ende publikisht për publikimin, por faqja e saj zyrtare në Facebook ka paralajmëruar se “surpriza të tjera do të vijnë çdo javë” deri në daljen e edicionit special të albumit.

“She’ll Never Be Me” është kënga e parë nga pesë materiale që do të publikohen për herë të parë në versionin e zgjeruar të albumit Britney.

Në listën e këngëve përfshihen gjithashtu “Am I A Sinner”, “When I Say So” dhe “My Big Secret”, si dhe një regjistrim në studio i këngës “Right Now (Taste The Victory)”, e cila ishte përdorur fillimisht në një reklamë të Pepsi-t në vitin 2002.

Albumi Britney pasoi suksesin e dy albumeve të para të këngëtares, …Baby One More Time dhe Oops!… I Did It Again. Kënga kryesore e albumit, “I’m A Slave 4 U”, arriti deri në vendin e 27-të në renditjen amerikane Billboard Hot 100.

Në album përfshihen edhe këngë të tjera të njohura, si “Overprotected”, “I’m Not a Girl, Not Yet a Woman” dhe versioni i saj i këngës “I Love Rock ’N’ Roll”, të Joan Jett.

Bashkëpunimi tjetër i vetëm i Spears me Timberlake në këtë album ishte “What It’s Like to Be Me”, kënga përmbyllëse e versionit origjinal, i cili u nominua për çmimin “Albumi më i mirë vokal pop” në ceremoninë Grammy të vitit 2003.

Spears dhe Timberlake u njohën për herë të parë në vitin 1992, gjatë xhirimeve të emisionit The Mickey Mouse Club, ndërsa lidhja e tyre romantike zgjati nga viti 1999 deri në vitin 2002.

Në kujtimet e saj të publikuara në vitin 2023, The Woman in Me, këngëtarja shkroi për vështirësitë që përjetoi pas ndarjes dhe ndjesinë se publiku kishte mbajtur anën e ish-anëtarit të grupit NSYNC.

“Ndihesha sikur në atë kohë nuk kisha asnjë mundësi të tregoja anën time të historisë”, shkroi ajo.

Spears shtoi se mendonte se Timberlake nuk e kishte kuptuar ndikimin që kishte pasur në mënyrën se si ajo ishte gjykuar publikisht pas ndarjes.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.