🌫️
Tiranë 15°C · Mjegull 11 Tetor 2026
S&P 500 7,812 ▲0.59%
DOW 51,655 ▲0.83%
NASDAQ 27,366 ▲0.64%
NAFTA 91.85 ▲0%
ARI 4,216 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
₿ CRYPTO
BTC $83,378 ▲ +0.41% ETH $2,522 ▲ +0.57% XRP $1.4025 ▼ -0.38% SOL $110.3600 ▼ -0.02%
S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 % S&P 500 7,812 ▲0.59 % DOW 51,655 ▲0.83 % NASDAQ 27,366 ▲0.64 % NAFTA 91.85 ▲0 % ARI 4,216 ▲0 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8471 EUR/CHF 0.9308 EUR/ALL 91.7722 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3988 EUR/TRY 55.2498 EUR/JPY 177.33 EUR/CAD 1.5964
11 Tet 2026
Breaking
Kosova

Vrasje në Pogragjë të Gjilanit: 29-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dorasi në arrati

Një 29-vjeçar është vrarë sonte në fshatin Pogragjë të komunës së Gjilanit, siç njofton KosovaPress. Policia rajonale për Gjilan ka pranuar informacionin për të shtëna me armë zjarri rreth orës 19:30.

Sipas zëdhënësit të policisë rajonale për Gjilan, Valon Osmani, menjëherë pas pranimit të informatës në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore dhe Prokurori i Shtetit.

Sipas informatave fillestare, si pasojë e të shtënave me armë zjarri ka humbur jetën një person i gjinisë mashkullore i lindur në vitin 1997. Vdekjen e viktimës në vendin e ngjarjes e ka konstatuar ekipi mjekësor.

Lidhur me rastin, një person i dyshuar mashkull kosovar, i njohur për policinë, është vënë në kërkim policor, pasi dyshohet se pas kryerjes së veprës është larguar nga vendi i ngjarjes.

Policia e Kosovës, në koordinim me Prokurorin e Shtetit dhe njësitë përkatëse hetimore, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore dhe operative për lokalizimin dhe arrestimin të dyshuarit, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.