☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.94 ▲0.04%
ARI 4,074 ▼0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,919 ▲ +1.08% ETH $2,350 ▲ +1.4% XRP $1.3278 ▲ +2.49% SOL $101.2800 ▲ +0.59%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.94 ▲0.04 % ARI 4,074 ▼0 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AKU nis kategorizimin e stabilimenteve të përpunimit të peshkut

Procesi i kategorizimit të stabilimenteve që operojnë në përpunimin dhe standardizimin e peshkut ishte në fokus të takimit të zhvilluar në ambientet e “Shtëpisë së Biznesit”, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit (AKU), ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural (MBZHR), KEK dhe përfaqësuesve të biznesit të këtij sektori.

Gjatë takimit, drejtoresha e AKU-së, Blerina Gjylameti, theksoi rëndësinë e angazhimit të përbashkët në këtë proces, duke e cilësuar atë si thelbësor për garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, rritjen e transparencës në treg, si dhe për avancimin e integrimit në tregun e përbashkët europian.

Në këtë kuadër ajo njoftoi nisjen e një procesi vlerësimi dhe kategorizimi të stabilimenteve që kryejnë aktivitet në përpunimin dhe standardizimin e peshkut dhe produkteve të tij, gjatë periudhës prill–korrik 2026.

Gjylameti theksoi se nisma synon të rrisë cilësinë dhe sigurinë e produkteve ushqimore në treg, duke forcuar kontrollin mbi operatorët dhe duke krijuar kushte më të favorshme për zhvillimin e qëndrueshëm të sektorit të peshkimit dhe përpunimit të tij në vend.

Kategorizimi i stabilimenteve të përpunimit dhe standardizimit të peshkut synon disa objektiva kryesore, së pari garantimin e standardeve të sigurisë ushqimore, duke siguruar që çdo operator të përmbushë kërkesat ligjore dhe teknike për përpunimin e produkteve të peshkut.

Po ashtu, nisma synon rritjen e transparencës në treg, përmes një klasifikimi të qartë të stabilimenteve sipas nivelit të përmbushjes së standardeve, çka ndihmon edhe konsumatorët dhe partnerët tregtarë.

Një tjetër synim është përmirësimi i kontrollit dhe monitorimit nga institucionet përgjegjëse, duke krijuar një bazë të strukturuar për inspektimet dhe politikat mbështetëse në sektor.

Po ashtu, kategorizimi shërben për rritjen e konkurrueshmërisë së bizneseve, duke i orientuar ato drejt investimeve në cilësi dhe teknologji.

Në plan më të gjerë, ky proces synon afrimin me standardet e Bashkimit Evropian dhe lehtësimin e integrimit të këtij sektori në tregun europian, duke hapur mundësi të reja për eksport.

e.xh/j.p/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.