☁️
Tiranë 13°C · Vranët 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,608 ▲ +0.13% ETH $2,354 ▲ +0.68% XRP $1.3010 ▲ +1.12% SOL $101.8000 ▲ +0.67%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Bota

Akullnajat zvicerane po shkrihen me shpejtësi alarmante për shkak të valës të së nxehtit

Akullnajat zvicerane pritet të humbasin një sasi të madhe akulli për shkak të valës së të nxehtit që po godet Evropën, sipas kreut të Monitorimit të Akullnajave në Zvicër (Glamos).

Bora dhe akulli i dimrit të kaluar nga akullnajat e Zvicrës pritet të jenë shkrirë të gjitha deri të hënën, duke shënuar mbërritjen e dytë më të hershme alarmante të njohur si dita e humbjes së akullnajave.

Çdo shkrirje e mëtejshme midis tani dhe tetorit do të shohë tkurrjen e madhësisë së akullnajave në Alpet Zvicerane.

Në të dhënat që datojnë që nga viti 2000, e vetmja herë që pika kthese mbërriti edhe më herët ishte në vitin 2022, kur erdhi më 26 qershor. Skenari i zymtë është nxitur nga vala aktuale e të nxehtit, si dhe ajo e majit – të dyja vijnë pas një dimri tjetër me reshje të pakta dëbore.

“Po shohim një shkallë shkrirjeje të lart të akullit dhe borës në të gjithë Alpet”, tha shefi i rrjetit Glamos, Matthias Huss, ndërsa stacione të shumta meteorologjike zvicerane regjistruan rekorde të reja të të gjitha kohërave.

Pjesa më e madhe e ujit që derdhet në Rajn dhe Ron -dy nga lumenjtë kryesorë të Evropës – vjen nga akullnajat alpine.

Huss tha se sapo ishte kthyer nga Akullnaja e Ronës dhe se në 10 ditët që nga vizita e tij e mëparshme ishte shkrirë një metër akull.

“Sa më shumë ditë shtohen me temperatura shumë të larta, pavarësisht nëse janë 35°C apo 40°C, kjo është shumë keq për akullnajat.”

Huss tha se gjendja shumë e keqe e akullnajave për momentin ishte për shkak të një “kombinimi rrethanash të këqija, duke përfshirë më pak reshje dëbore dhe mbërritjen e pluhurit nga shkretëtira e Saharasë në mars.

Ai tha se këtë vit kishte parë 25% më pak borë që kishte mbushur sipërfaqen e akullnajave krahasuar me shifrat e viteve 2010-20. Ndërkohë, maji ishte i ngrohtë, duke bërë që shtresa e borës të zhdukej më herët.

Akullnajat në Alpet Zvicerane filluan të tërhiqeshin rreth 170 vjet më parë, fillimisht në mënyrë modeste, por në dekadat e fundit shkrirja është përshpejtuar ndjeshëm ndërsa klima ngrohet.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.