🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 05 June 2026
S&P 500 7,584 ▲0.41%
DOW 51,562 ▲1.73%
NASDAQ 26,831 ▼0.09%
NAFTA 92.76 ▼0.3%
ARI 4,491 ▼0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
₿ CRYPTO
BTC $62,607 ▼ -0.39% ETH $1,675 ▼ -4.77% XRP $1.1334 ▼ -1.86% SOL $66.3900 ▼ -3.26%
S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.76 ▼0.3 % ARI 4,491 ▼0.31 % S&P 500 7,584 ▲0.41 % DOW 51,562 ▲1.73 % NASDAQ 26,831 ▼0.09 % NAFTA 92.76 ▼0.3 % ARI 4,491 ▼0.31 %
EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153 EUR/USD 1.1621 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9170 EUR/ALL 95.3583 EUR/MKD 61.6865 EUR/RSD 117.3895 EUR/TRY 53.4942 EUR/JPY 185.86 EUR/CAD 1.6153
05 Jun 2026
Breaking
Kronika

Akuza për pastrim parash dhe grup të strukturuar kriminal, shtyhet gjyqi ndaj Rezart Taçit

Gjykata e Posaçme u detyrua të shtynte për më 8 janar seancën gjyqësorë ndaj Rezart Taçit, biznesmenit të akuzuar nga SPAK për përfshirje në përpjekjen për pastrimin e 18.3 milionë eurove të mafias italiane.

Procesi ndaj biznesmenit ishte pezulluar për një vit për shkak se ai nuk është gjetur për t’u arrestuar në zbatim të një mase sigurie “arrest në burg” dhënë në mungesë ndaj tij. Seanca e së hënës u shty për shkak të mosnjoftimit të Taçit për procesin. Po ashtu, gjykata vendosi të bëjë njoftim me shpallje publike për gjyqin ndaj biznesmenit në kërkim.

Në këtë proces, Taçi akuzohet për “pastrim parash” dhe “grup të strukturuar kriminal”.

Më herët, në një proces të veçuar Gjykata e Posaçme dhe Apeli kanë fajësuar Bledar Lilon dhe Artur Ballën si ndihmës të tij në pastrimin e parave të transferuara nga Italia në llogari të vetme në një bankë të nivelit të dytë në Shqipëri. Balla u dënua me 7 vjet e 4 muaj burg, ndërsa Lilo me 6 vjet e 8 muaj. Në të njëjtin vendim, i cili ka marrë formë të prerë, gjykata ka konfiskuar duke kaluar në llogari të shtetit 18.3 milionë eurot.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.