⛅
Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 85.40 ▼1.67%
ARI 4,123 ▲0.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,832 ▲ +1.27% ETH $2,116 ▲ +1.01% XRP $1.0938 ▲ +0.72% SOL $86.0200 ▲ +0.34%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.40 ▼1.67 % ARI 4,123 ▲0.2 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 85.40 ▼1.67 % ARI 4,123 ▲0.2 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Politika

Agron Duka: Jam kundër primareve, opozita të bashkohet për një kandidat në Durrës

Kryetari i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka, ka folur për mundësinë e kandidimit në zgjedhjet e ardhshme lokale në Durrës, duke theksuar se opozita duhet të dalë me një kandidaturë të përbashkët që bashkon të gjitha grupimet.

Duka u shpreh kundër zhvillimit të primareve, duke argumentuar se në kushtet aktuale opozita duhet të fokusohet te gjetja e një kandidati që ka mbështetje të gjerë dhe mundësi reale për të fituar.

Ai theksoi se nuk ka shpallur kandidaturën e tij për Bashkinë e Durrësit, por nuk e përjashton këtë mundësi nëse konsiderohet si figura që mund të bashkojë forcat opozitare.

“Jam kundër primareve. Të mbështesim kandidatin që përbashkon forcat opozitare. Të bashkohemi dhe të mos nxjerrim emra kot, sepse nëse dal edhe unë, marr më shumë vota. Nëse mendojnë se jam unë, Agron Duka, ai që përbashkon, atëherë futem në garë”, u shpreh ai.

Duka shtoi se është i gatshëm të mbështesë edhe një kandidat tjetër, për sa kohë ai arrin të bashkojë grupimet e opozitës në Durrës dhe të krijojë mundësinë për rotacion politik në këtë bashki.

“Unë nuk kam thënë asnjëherë që do të jem kandidat për Durrësin. Nuk kam ndonjë dëshirë të veçantë për të marrë drejtimin e bashkisë, por nga gara nuk tërhiqem. Nëse gjejmë një kandidaturë që përbashkon të gjitha forcat, jam i gatshëm ta mbështes me gjithë dëshirë”, deklaroi Duka.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.