🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,873 ▲ +0.57% ETH $2,242 ▲ +0.86% XRP $1.1615 ▼ -1.92% SOL $89.6700 ▼ -1.03%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Alarm në arsimin gjerman, nxënësit shënojnë rezultatet më të dobëta në histori

BERLIN, 8 shtator /ATSH-DPA/- Sistemi arsimor gjerman po përballet me një sinjal të fortë alarmi, nxënësit 15-vjeçarë kanë shënuar në testin ndërkombëtar PISA të vitit 2025, rezultatet më të ulëta të regjistruara ndonjëherë në lexim, matematikë dhe shkenca, sipas Organizatës për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik (OECD).

PISA mat aftësitë e nxënësve 15-vjeçarë në lexim, matematikë dhe shkenca dhe zhvillohet çdo tre vjet që nga viti 2000.

Në të tria fushat, Gjermania ka shënuar rezultatin më të ulët që nga fillimi i testimeve:

  • Lexim: 465 pikë, nga 480 në vitin 2022
  • Matematikë: 464 pikë, nga 475
  • Shkenca: 486 pikë, nga 492

Edhe mesatarja e rezultateve në vendet e OECD-së ka rënë, por në 14 vende, mes tyre Estonia, Kanadaja, Zvicra dhe Austria, nxënësit kanë dalë dukshëm më mirë se ata në Gjermani.

Eksperti i studimit, Samuel Greiff tha se Gjermania nuk është shumë prapa vendeve të tjera, por nuk po arrin standardet që ka vendosur për sistemin e saj arsimor.

Hendeku social po ndikon te rezultatet

Studimi tregon gjithashtu një lidhje të fortë mes gjendjes ekonomike dhe sociale të familjes dhe suksesit të fëmijëve në shkollë.

Sipas Greiff, kjo lidhje është rreth tre herë më e fortë në Gjermani sesa në Kanada.

Probleme të tjera të përmendura janë mungesa e mësuesve, arsimi në moshë të hershme, digjitalizimi dhe vështirësitë sociale e psikologjike të nxënësve.

Eksperti theksoi se problemi nuk është thjesht nëse një nxënës ka apo jo prejardhje emigrante, por nëse vjen nga një familje me kushte të mira apo të vështira sociale dhe ekonomike.

Ministrja e Arsimit: Rezultatet janë alarmante

Ministrja gjermane e Arsimit, Karin Prien i cilësoi rezultatet “alarmante”.

Ajo tha se niveli i aftësive të nxënësve po bie dhe se ndarja sociale po thellohet, duke e cilësuar situatën të papranueshme.

Sipas saj, sistemi arsimor gjerman nuk po arrin të mbështesë siç duhet as nxënësit që kanë vështirësi, as ata me rezultate shumë të larta.

Ministrja theksoi se mundësia që fëmijët të përmirësojnë jetën e tyre përmes arsimit, nuk po realizohet siç duhet në Gjermani. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.