Sporti

Albania Coast Trip “Vitoracia Cup” në Apoloni

Albania Coast Trip “Vitoraci Cup” tanimë ka përfunduar etapën e tij të dytë. Në një kohë pranverore, ndërsa janë zgjedhur fushat përpara Parkut Arkeologjik të Apolonisë, edhe pse janë si të thuash orët e para të mëngjesit, ndërsa një pjesë e mirë e vendit ishte nën mjegull, pilotët e kanë bërë fluturimin e tyre. Nga Berati në fushat përpara Parkut Arkeologjik të Apolonisë e më pas dhe një ringritje tjetër për të bërë të mundur përfundimin e garës, që vjen me rrëzimin e pesë piramidave. Në përfundim të etapës së dytë fitues doli Ondrej Zabojnik. Në vendin e dytë Xhonatan Islami dhe në të tretin Ludek Svoboda. Drejtori Teknik i Federatës Shqiptare të Aeronautikës, Alket Islami, që është njëkohësisht dhe organizatori i aktivitetit ka zbuluar dhe ndryshimin mes etapës së parë në Qerret dhe të dytës në Apoloni.

“Gara e sotme – thotë Islami – ka një ndryshim, sepse në kushte e rrëzimit të një piramide humbet kohën dhe më pas ajo i shkon kohës së përgjithshme të kundërshtarit. Megjithatë ne pretendojmë që vitin e ardhshëm ta bëjmë më autonome. Pra pilotët të fluturojnë dhe të vijnë në vendin e mbërritjes, ndërsa ne mund t’i kontrollojmë nëpërmjet GPS, pa i shoqëruar nga pranë. Është nder që trofeu ka marrë emrin e Vitoraci Cup”.

Sigurisht një garë e mirë dhe perfekte, pavarësisht vështirësive me motorin e tij, ka patur dhe Xhonatan Islami.

“Normalisht që ka qenë një garë perfekte, në një kohë të mrekullueshme dhe me kundërshtar të vështirë dhe kështu shpresoj të ndodhë deri më tej”.

Në garë ka mbetur vetëm Xhonatan Islami si përfaqësues i Aeronautikës Shqiptare, aq më tepër që një garë e tillë zhvillohet në vendin tonë. E përballë tij tetë pilotë nga Republika e Çekisë. Por çfarë do të thotë kjo për Xhonatan Islamin?

“Unë jam në vendin tim dhe dua të fitoj. Edhe pse jam i vetëm përballë tetë pilotëve çekë. Shpresoj t’ia dalë”, thotë Xhonatan Islami.

Ndërkohë pilotët nga Republika e Çekisë, jo vetëm që janë të kënaqur me mikpritjen shqiptare, por kanë treguar dhe objektivat e tyre për këtë aktivitet.

“Jam për herë të parë në eventin Albanian Coast Trip dhe më duhet të falënderoj

Alketin dhe Federatën Shqiptare të Aeronautikës për organizimin. Sot ishte një ditë e bukur për të garuar dhe për të marrë pikët e vlefshme për ekipin tim. Më pëlqen Shqipëria, sepse është një vend i bukur, popull mikpritës dhe këtu gjithmonë mund të garosh qetësisht”, thekson Jaroslav Semerao

Përfaqësoi Republikën e Çekisë. Shqipëria është një vend i bukur. Një vend në të cilën shihet rritja dhe kjo është e dukshme. Shpresoj të fitoj garë në fund, por kjo është shumë e vështirë”, nënvizon Vaclav Vinklarek.

“Jemi shumë të kënaqur me pjesëmarrjen në këtë turne. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm, ka një pamje mahnitëse, sepse mali dhe deti ndërthuren bukur bashkë. Jam në vendet e para në Republikën e Çekisë për sa i përket kësa disipline dhe mendoj se do ta arrij një gjë të tillë dhe në këtë turne”, thotë Lukas Kocica.

Jam shumë i kënaqur që turneu ka marrë emrin Vitoraci Cup, sepse për ne në Çeki përfaqëson gjithçka. Aq më tepër që bëhet në vendin tuaj. Këtu çdo ditë është një surprizë e bukur. Shqipëria është një vend i mrekullueshëm. A mund të jem unë fitues? Jo, sepse unë kam një tjetër disiplinë, që quhet Cross Country. Por ndihem mirë që jam me ekipin tim”, shpjegon Ludek Svoboda.

Etapa e tretë e Albania Coast Trip është të premten në Gjirokastër, kurse mbyllja zyrtare e garës është të dielën pasdite në Sarandë. Alket dhe Xhonatan Islami tregojnë dhe garën e ditës së premte për RTSH Sport.

Për shkak të kushteve të këqia atmosferike, ndërsa parashikohen shira, të cilat ne nuk i deshëm në Coast Trip, atëherë do ta bëjmë garën në Gjirokastër, sepse Mali i Gjërë dhe ai i Çajupit na i krijojnë kushtet e duhura. Nëse kushtet e kohës janë të këqia, atëherë gara quhet e mbyllur këtu. Në Sarandë do të bëjmë një fluturim turistik mbi qytetin bregdetar dhe turizmin e më pas do të kemi ceremoninë e mbylljes”.

Shpresojmë që mbylljen zyrtare ta bëjmë në Gjirokastër, gjithnjë nëse kushtet do të na lejojnë. Më pas do të bëjmë fluturime pa qenë në garë në Gjirokastër e Sarandës për të bërë mbylljen zyrtare të evenimentit”, nënvizon Xhonatan Islami.

Kështu Aeronautika vijon t’i japi jetë Shqipërisë dhe turizmit të saj, ndërsa të huaj që vijnë ngelin gjithnjë mahnitës për atë që shohin dhe prekin me duart e tyre.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button