☁️
Tiranë 18°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,477 ▲ +0.38% ETH $2,249 ▲ +0.58% XRP $1.2501 ▲ +0.76% SOL $95.8400 ▲ +1.39%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

“Albanians For America” takuan kandidatin republikan për Kongres, Chris Gober: Mik i hershëm i komunitetit shqiptaro-amerikan

Delegacioni i organizatës Albanians For America, i përbërë nga: Doc Vranici, Adrian Doko, Nino Rata dhe Gino Mulliqi, zhvilluan dje një drekë pune me Chris Gober, kandidat republikan për Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara nga Distrikti i 10-të i Teksasit.

Gjatë takimit u diskutua për vizionin e Chris Gober për të ardhmen e Amerikës, me theks të veçantë në zhvillimin e ekosistemit teknologjik në rajonin e Austin-it dhe rëndësinë e ruajtjes së lidershipit amerikan në inteligjencën artificiale, robotikë, eksplorimin e hapësirës, prodhimin e avancuar dhe teknologjitë e reja.

Diskutimi u përqendrua gjithashtu në rëndësinë e inovacionit, konkurrueshmërisë ekonomike dhe sigurisë kombëtare.

Sipas përfaqësuesve të Albanians For America, lidershipi i Shteteve të Bashkuara në këto fusha është thelbësor jo vetëm për zhvillimin ekonomik, por edhe për ruajtjen e avantazhit strategjik dhe sigurisë kombëtare.

Takime të tilla ndërmjet liderëve të komunitetit, politikëbërësve dhe inovatorëve ndihmojnë në ndërtimin e partneritetit të fortë dhe në përgatitjen për sfidat dhe mundësitë e së ardhmes.

Raportet e Albanians For America me Chris Gober janë ndërtuar nga bashkëpunimi i hershëm që nga themelimi i AFA-s.

Si këshilltar ligjor i organizatës, përmes firmës së tij “Lex Politica”, ai ka luajtur një rol të rëndësishëm në vendosjen e themeleve, të cilat ia mundësuan AFA-s, të rritet dhe të shndërrohet në një nga organizatat më të fuqishme të avokimit të komunitetit shqiptaro-amerikan në SHBA.

Albanians For America pret me kënaqësi vazhdimin e bashkëpunimit me Chris Gober, e falënderon për bashkëpunimin e deritashëm dhe i uron suksese në garën e tij për Kongresin e Shteteve të Bashkuara. /Telegrafi/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.