☁️
Tiranë 30°C · Vranët 11 September 2026
S&P 500 7,592 ▼0.58%
DOW 52,064 ▼0.6%
NASDAQ 26,082 ▼0.65%
NAFTA 100.10 ▼2.32%
ARI 4,397 ▼0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
₿ CRYPTO
BTC $77,333 ▼ -0.98% ETH $2,476 ▲ +0.2% XRP $1.3537 ▼ -2.04% SOL $99.8600 ▼ -1.32%
S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 % S&P 500 7,592 ▼0.58 % DOW 52,064 ▼0.6 % NASDAQ 26,082 ▼0.65 % NAFTA 100.10 ▼2.32 % ARI 4,397 ▼0.24 %
EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061 EUR/USD 1.1618 EUR/GBP 0.8593 EUR/CHF 0.9437 EUR/ALL 92.0465 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3482 EUR/TRY 56.4001 EUR/JPY 179.21 EUR/CAD 1.6061
11 Sep 2026
Breaking
Kronika

“Albpetroli”, prokuroria: Hetime për grup kriminal

Abuzimet financiare në shoqërinë “Alb petrol”, dyshohet të jenë kryer nga një grup i strukturuar kriminal, që ka përfituar miliona euro. Të paktën, për këtë vepër penale e të tjera e ka regjistruar procedimin penal Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila, për shkak të ndryshimeve të fundit ligjore, ka tagrin për të hetuar korrupsionin e zyrtarëve të lartë.

albpetrol2

Në kuadër të këtij hetimi penal, prokurorët “zbarkuan” dje në zyrat e shoqërisë “Albpetrol” në Fier, për të sekuestruar dosjet dhe dokumente të tjera, në të cilët janë evidentuar shkelje, që kanë sjellë dëm të madh ekonomik për buxhetin e shtetit. Hetimi për shoqërinë “Albpetrol”, nisi mbi bazën e një kallëzimi të Kontrollit të Lartë të Shtetit, ku nga auditi janë konstatuar shkelje të rënda, të kryera nga administratori i shoqërisë si dhe drejtues të lartë të saj.

Prokuroria e Krimeve të Rënda, krahas sekuestrimeve, ka listuar dhe emrat e zyrtarëve dhe ish-zyrtarëve të lartë të kësaj shoqërie që do të thërrasë për të marrë në pyetje. Ndërsa një grup ekspertësh, pritet të përcaktojnë dëmin financiar të shkaktuar.

RAPORTI I KLSH
KLSH iu drejtua prokurorisë, duke kallëzuar penalisht administratorin e “Albpetrol” sh.a. dhe Drejtorin e Drejtorisë së Marrëveshjeve dhe Hidrokarbureve dhe disa drejtues të tjerë të kësaj Klodiana Lala shoqërie, për veprat penale të “Shpërdorimit të detyrës”, “Shkeljes së barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, si dhe “Korrupsionit aktiv/pasiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.