Alibeaj: Agasi mund t’ua ketë shitur informacionet e SHISH armiqve të Shqipërisë
Politikani Enkelejd Alibeaj ka ngritur dyshime të forta lidhur me rrjedhjen e informacioneve sensitive të SHISH përmes Ergys Agasit, duke deklaruar se ato mund të kenë përfunduar edhe te aktorë armiqësorë ndaj Shqipërisë.
Duke folur në emisionin “Off the Record” të A2 CNN, Alibeaj u shpreh se informacionet mund të jenë përdorur fillimisht nga grupet kriminale për interesat e tyre, por nuk përjashtoi mundësinë që përmes pagesave të jenë siguruar edhe të dhëna sensitive, përfshirë informacione që lidhen me NATO-n.
“Ka rrjedhur informacion pa fund. Ergysi ka pasur nevojë të vetat, se ku ndodhen grupet rivale. Por kundrejt parave ergysët interesohen edhe për informacione sensitive, edhe ato të NATO-s. A kemi të drejtë ta hamendësojmë të paktën? Po. A kishte mundësi t’i merrte informacionet e NATO-s? Po. A jetojmë në një vend të rrethuar nga vende jo miqësore? Po. Ka interesa ruse, kineze, iraniane, serbe, e me radhë. Janë hotspote të rëndësishme”, tha Alibeaj.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.