🌤️
Tiranë 14°C · Kryesisht kthjellët 20 May 2026
S&P 500 7,433 ▲1.08%
DOW 50,009 ▲1.31%
NASDAQ 26,270 ▲1.54%
NAFTA 99.08 ▼4.87%
ARI 4,546 ▲0.78%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
₿ CRYPTO
BTC $77,645 ▲ +0.8% ETH $2,134 ▲ +0.73% XRP $1.3688 ▲ +0.5% SOL $86.1200 ▲ +1.79%
S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 % S&P 500 7,433 ▲1.08 % DOW 50,009 ▲1.31 % NASDAQ 26,270 ▲1.54 % NAFTA 99.08 ▼4.87 % ARI 4,546 ▲0.78 %
EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963 EUR/USD 1.1612 EUR/GBP 0.8666 EUR/CHF 0.9157 EUR/ALL 95.4726 EUR/MKD 61.6948 EUR/RSD 117.4090 EUR/TRY 52.9302 EUR/JPY 184.70 EUR/CAD 1.5963
20 May 2026
Breaking
Politika

Alibeaj: Jo procese të nxituara për bashkimin e PD, Berisha: S’është më kryetar grupi

Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Demokratike, Enkelejd Alibeaj deklaroi dje pas mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, se “shumica dërrmuese e deputetëve ishin të mendimit se një proces i njëanshëm nuk çon drejt bashkimit të Partisë Demokratike”. Alibeaj tha se  është i nevojshëm një proces i certifikuar zgjedhjesh në baza që PD të bashkohet.

“Procese të nxituara, jo. Kemi bërë dikur. Procese që duhet të japin sinjale të forta bashkimi. E kemi detyrim që të operohet në këtë mënyrë. Secili nga deputetët do të ketë mundësinë të japë sugjerime, ta përpunojë dhe në një moment të dytë të konkludojë në një mbledhje të dytë”, theksoi ai.

Sipas tij, deputetët kërkuan një proces ristrukturimi të përbashkët të partisë, ku mos të ketë përjashtime.

“Vura re me kënaqësi se shumica dërrmuese, e kolegëve të mi, konstatuan në mënyrë të qartë, të plotë disa gjëra të thjeshta që shkojnë te lëvizja për të arritur te bashkimi. Një proces i njëhershëm që nuk të çon në bashkim. Konstatimi i dytë; në shumicën dërrmuese ofruan si zgjidhje në të mirë të bashkimit të demokratëve, një bashkim që do të duhet të realizohet në bazë të një procesi organizimi të përbashkët ku anëtarësia mos të ketë përjashtime. Votimi të fillojë nga qeliza deri te degët, me qëllimin e mirë që ajo që quhet strukturë e PD-së, të jetë integre”, theksoi Alibeaj.

Ndërsa ish-kryeministri Sali Berisha tha se “mund të them se kontrastonte me qëndrimet e të gjithë deputetëve i vetëshpalluri kryetari i PD-së dhe që kur, apo të themi më shumë i vetëshpallur sepse mund të propozojë dikush, por kur ke mend në kokë e kupton se qesharak nuk mund të bëhesh. U përpoq në mënyra vulgare të manipulojë edhe grupin, por dështoi në çdo përpjekje”.

Berisha bëri të ditur se pati propozime konstruktive prej të cilave që nesër do të fillojë bashkëpunimi, kishte ide mjaft racionale.

“E njoftova Alibeajn se pushon së pasuri besimin e Komisionit të Rithemelimit për të qenë në krye të grupit parlamentar. Kjo e mërziti më shumë por realitetet janë jo gjithnjë të ëmbla. Ishte një mbledhje shumë e mire”, tha Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.