Tiranë 14°C · Pjesërisht vranët 11 May 2026
S&P 500 7,399 ▲0.84%
DOW 49,609 ▲0.02%
NASDAQ 26,247 ▲1.71%
NAFTA 99.77 ▲4.56%
ARI 4,689 ▼0.88%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
₿ CRYPTO
BTC $80,716 ▼ -0.1% ETH $2,330 ▲ +0.04% XRP $1.4474 ▲ +2.1% SOL $94.6800 ▲ +1.32%
S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.77 ▲4.56 % ARI 4,689 ▼0.88 % S&P 500 7,399 ▲0.84 % DOW 49,609 ▲0.02 % NASDAQ 26,247 ▲1.71 % NAFTA 99.77 ▲4.56 % ARI 4,689 ▼0.88 %
EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100 EUR/USD 1.1768 EUR/GBP 0.8657 EUR/CHF 0.9154 EUR/ALL 95.3058 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.2622 EUR/TRY 53.4066 EUR/JPY 184.53 EUR/CAD 1.6100
11 May 2026
Breaking
Arte

Alketa Vejsiu prezanton përkrah Amadeus “Sanremo 2020”

Pas prezantimit të Georgina Rodriguez, erdhi radha e Alketa Vejsiu që të zbriste shkallët e “Sanremo”-s dhe të prezantonte në krah të Amadeus.
Prezantuesja e njohur shqiptare Alketa Vejsiu ka zbritur mbrëmë në skenën e madhe të “Aristonit”, në natën e tretë, të edicionit të 70-të të muzikës italiane: “Sanremo 2020”. Me një italishte të përsosur dhe të rrjedhshme ajo “vodhi” për pak minuta vëmendjen e Amadeus-it, prezantuesit të “Sanremos”.

Alketa, nuk e fshehu emocionin teksa zbriste shkallët e teatrit të famshme “Ariston” duke e konsideruar këtë pjesëmarrje një triumf për karrierën e saj profesionale, ndërsa zgjodhi një moment të veçantë gjatë prezantimit për të përshëndentur në shqip të gjithë bashkëkombasit e saj.

Me një fustan ngjyrë rozë me kristale në brez ajo ngjiti skenën e eventit më të rëndësishëm në Itali.

“Kjo ka qenë një ëndërr për mua, e rritur në një vend të vogël si Shqipëria.

Gratë kanë fituar në këtë festival, keni bërë një punë të mrekullueshme, faleminderit për këtë mundësi dhe unë modestisht si qytetare e botës them që Italia më ka pritur dhe është vendi me popullin më të bukur në botë.

Jemi 12 vite më të rinj se ju, ku në dhjetor mbajtëm një event shumë të mrekullueshm, ku për vite është prezantuar nga burra dhe kësaj rradhe në dorë ia la një gruaje”, është shprehur Alketa teksa ka përshëndetur shqip shqiptarët në skenën gjigante të “Sanremo”-s.

Ajo ftoi Amadeus një natë të RTSH-së në Shqipëri, por më pas ai i tha mes të qeshurash se duhet të ndalonte.

“I dua shumë të gjithë shqiptarët që jetojnë në Shqipëri”, u shpreh ajo duke bërë që “Sanremo” të flasë shqip për pak sekonda.

Në daljen e saj të dytë, Alketa zbriti përsëri shkallët me një fustan të kuq, ngjyra simbol e flamurit shqiptar, të krijuar nga stilisti shqiptar Valdrin Sahiti.

Ajo mbajti një monolog në lidhje me eksodin e shqiptarëve drejt Italisë, kur kjo e fundit i hapi dyert.

“Të dëgjoje Celentanon në kohën e diktaturës mund të të kushtonte jetën në vendin tim.

Ishte koha kur e mësoje italishten fshehurazi duke parë “Rai”, prandaj unë jam këtu për t’ju thënë faleminderit Itali, sepse na dhe shumë me muzikën tënde.

Jam sonte në këtë skenë për të të thënë që je një simbol një shembull integrimi, pasi ai djali i cili tashmë është i madh në muzikën italiane është Ermal Meta.

Jam këtu për një mesazh dashurie sepse muzika s`ka nevojë për një pasaportë, por thjesht na mëson që të duam.

Babai im këndonte gjithmonë një këngë që thoshte ‘Loti që vjen nga një zemër e thyer bie në një det të madh dëshpërimi;.

Kjo këngë ka një kuptim shumë të veçantë sepse lidhet me tragjedinë e Otrantos, që i mori jetën shumë shqiptarëve që donin të largoheshin nga vendi”, u shpreh Alketa.

Më pas ajo këndoi me “Elvis Preslin” Italian, Boby Solo këngën shumë të dashur për babanë e saj, të titulluar “Una lacrima sul viso”, duke përcjellë shumë emocion.

Me prezantuesen shqiptare u mbyll edhe nata e tretë e “Sanremo 2020”, një natë me plot surpriza dhe emocion.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.