🌤️
Tiranë 23°C · Kryesisht kthjellët 20 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 100.82 ▲2.31%
ARI 4,142 ▼0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
₿ CRYPTO
BTC $81,475 ▼ -0.84% ETH $2,384 ▼ -1.23% XRP $1.2979 ▼ -0.09% SOL $104.0900 ▼ -0.39%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.82 ▲2.31 % ARI 4,142 ▼0.44 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 100.82 ▲2.31 % ARI 4,142 ▼0.44 %
EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813 EUR/USD 1.1217 EUR/GBP 0.8425 EUR/CHF 0.9269 EUR/ALL 91.1227 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4339 EUR/TRY 55.6156 EUR/JPY 177.71 EUR/CAD 1.5813
20 Tet 2026
Breaking
Bota

“Amazon” planifikon investime prej 16 miliardë eurosh në Gjermani

BERLIN, 20 tetor /ATSH-DPA/- Gjiganti amerikan i tregtisë online “Amazon” planifikon të investojë rreth 16 miliardë euro në Gjermani vitin e ardhshëm, njoftoi sot kompania.

Njoftimi vjen në një kohë kur kancelari gjerman, Friedrich Merz po pret në Berlin drejtues të kompanive të mëdha, në një samit të parë të këtij lloji, që synon të tërheqë më shumë investime private, për të nxitur ekonominë gjermane, më të madhen në Evropë, pas disa vitesh rritjeje të dobët.

“Amazon” bëri të ditur se investimet e planifikuara, do të përfshijnë krijimin e vendeve të punës, zhvillimin e teknologjisë dhe ndërtimin e infrastrukturës.

Në këtë plan hyjnë, zgjerimi i qendrave të të dhënave dhe i infrastrukturës për inteligjencën artificiale (IA), ofrimi i internetit satelitor me shpejtësi të lartë përmes shërbimit “Amazon Leo”, projekte të reja logjistike në të gjithë vendin, si dhe prodhimi i një numri të madh projektesh të reja për platformën e transmetimit “Prime Video”.

“Gjermania është një qendër e inovacionit dhe një nga vendet më tërheqëse në Evropë për investime”, deklaroi David Zapolsky, drejtuesi kryesor i “Amazon” për çështjet globale dhe ato ligjore, sipas njoftimit të kompanisë.

“Për këtë arsye, kemi investuar më shumë se 100 miliardë euro në Gjermani që nga viti 2010 dhe planifikojmë të investojmë edhe 16 miliardë euro të tjera në vitin 2027. Synojmë t’u sigurojmë bizneseve, komuniteteve dhe krijuesve gjermanë, infrastrukturën dhe mjetet e nevojshme për të konkurruar dhe për t’u zhvilluar”, shtoi ai.

Sipas kompanisë, rreth 4,8 miliardë euro nga shuma e planifikuar, do të përdoren për zgjerimin e infrastrukturës së “Amazon” për shërbimet kompjuterike në internet (cloud) dhe inteligjencën artificiale në Gjermani.

”Amazon” bëri të ditur se rreth 3 000 persona punojnë aktualisht në Frankfurt për AWS, shërbimin e saj që u ofron bizneseve hapësirë ruajtjeje të dhënash, fuqi kompjuterike dhe shërbime të tjera përmes internetit. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.