☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 19 June 2026
S&P 500 7,501 ▲1.08%
DOW 51,565 ▲0.14%
NASDAQ 26,518 ▲1.91%
NAFTA 75.62 ▼0.3%
ARI 4,202 ▼1.03%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
₿ CRYPTO
BTC $63,110 ▼ -2.4% ETH $1,715 ▼ -2.44% XRP $1.1524 ▼ -3.23% SOL $70.0600 ▼ -3.26%
S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,202 ▼1.03 % S&P 500 7,501 ▲1.08 % DOW 51,565 ▲0.14 % NASDAQ 26,518 ▲1.91 % NAFTA 75.62 ▼0.3 % ARI 4,202 ▼1.03 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8673 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 94.7669 EUR/MKD 61.6265 EUR/RSD 117.4066 EUR/TRY 53.2529 EUR/JPY 184.83 EUR/CAD 1.6199
19 Jun 2026
Breaking
Politika

“Ambasadë shqiptare në Sarajevë”/ Rama në Bosnje dhe Hercegovinë: Të sigurohet lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës

Pas vizites dhe takime me zyrtaret me te larte ne Maqedonine e Veriut dhe Kosove, sot para dite kryeministri Edi Rama ka mbrritur ne Bosnje-Hercegovine ku eshte takuar ne Sarajev me  Kryetaren e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo.
Ne konferencen per shtyp Kryeministri Edi Rama njoftoi se po diskutohet për hapjen e ambasadës shqiptare në Sarajevë.
“Ne dëshirojmë të forcojmë marrëdhëniet me Bosnje dhe Hercegovinën, jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës së Republikës të Shqipërisë në Sarajevë.
Në Bosnjë dhe Hercegovinë jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare, që janë të garantuara në kushtetutën e Shqipërisë”.
Më tej, Rama kërkoi që Bosnje dhe Hercegovina të lejojë qytetarët e Kosovës të hyjnë me karte identiteti në vend.
“Lëvizja me ID e qytetarëve të Kosovës të sigurohet, sepse është e pakuptimtë të kemi kështu problemesh”.

Kryetarja e Këshillit të Ministrave të Republikës së Bosnje dhe Hercegovinës, Borjana Kristo, u shpreh se bashkëpunimi mes vendeve të rajon është i rëndësishëm dhe ndihmon Procesin e Berlinit.

“Ne kemi biseduar lidhur me masat e marra dhe iniciativat që kemi ndërmarrë lidhur me Procesin e Berlinit dhe takimin që do të bëhet në Tiranë. Pas këtij takimi, do të vazhdojmë me intensifikimin e marrëdhënieve mes dy shteteve dhe në rajon”.

Megjithatë, Kristo pranoi se ende Bosnje dhe Hercegovina nuk ka arritur marrëveshjen për lëvzijen e lirë mes shteteve.

“Dy iniciativa nuk kemi arritur ti bëjmë dhe nuk jemi ende të gatshëm, lidhur me lëvizjen e lirë ndërmjet shteteve”.

Marrëveshja për lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor, që do të mundësonte heqjen e regjimit të vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës është bllokuar pas Republika Sërbska ka votuar kundër në Kuvend.

Udhëheqësit e vendeve të Ballkanit Perëndimor u pajtuan në tetor të vitit të kaluar dhe nënshkruan më 3 nëntor marrëveshjet për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të identifikimit, të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale. Marrëveshja u nënshkrua në kuadër të Procesit të Berlinit dhe qytetarët e Bosnjës dhe Kosovës llogariteshin si përfituesit kryesor. Bosnje e Hercegovina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës për shkak të kundërshtimit nga Republika Serbe.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.