☀️
Tiranë 14°C · Kthjellët 23 Shtator 2026
S&P 500 7,706 ▼0.75%
DOW 51,512 ▼0.68%
NASDAQ 26,936 ▼1.13%
NAFTA 92.68 ▲2.39%
ARI 4,320 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
₿ CRYPTO
BTC $84,375 ▼ -2.15% ETH $2,675 ▼ -2.76% XRP $1.4923 ▼ -5.63% SOL $114.3800 ▼ -3.08%
S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.68 ▲2.39 % ARI 4,320 ▼1.29 % S&P 500 7,706 ▼0.75 % DOW 51,512 ▼0.68 % NASDAQ 26,936 ▼1.13 % NAFTA 92.68 ▲2.39 % ARI 4,320 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093 EUR/USD 1.1452 EUR/GBP 0.8579 EUR/CHF 0.9399 EUR/ALL 91.4884 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3733 EUR/TRY 55.9320 EUR/JPY 180.26 EUR/CAD 1.6093
23 Sht 2026
Breaking
Kosova

​Ambasadori i BE-së Schuebel fton kryetarët e veriut të bashkëpunojnë me nivelin qendror

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Kosovë, Dirk Schuebel, ka takuar, kryetarët e 4 komunave veriore dhe kryetarin e Mitrovicës së Jugut, Faton Peci, ndarazi, të mërkurën.

Ai, fillimisht, tregoi se për çfarë foli me katërshen e serbëve, me të cilët u pa edhe nënkryetari i Listës Serbe, Igor Simiq.

“Diskutuam për sfidat që ndikojnë në aftësinë e komunave për t’u ofruar shërbime qytetarëve, si dhe për nevojën e përmirësimit të bashkëpunimit ndërmjet institucioneve qendrore dhe lokale, gjë që do të kontribuonte në integrimin e Kosovës në BE”, shkroi ai në rrjetin X, transmeton KosovaPress. “Bashkimi Evropian do të vazhdojë ta mbështesë zhvillimin e qeverisjes demokratike lokale në mbarë Kosovën”.

Schuebel njoftoi gjithashtu se edhe në takimin e tij të parë me Pecin, diskutuan forcimin e bashkëpunimit ndërmjet pushtetit qendror dhe atij lokal.

“Shumica e reformave që lidhen me BE-në zbatohen në nivel komunal”, theksoi ambasadori. “BE-ja është këtu për të mbështetur zhvillimin lokal dhe përparimin në mbarë vendin. “

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.