Siljanovska-Davkova në takim me Weitz: Çështjet bilaterale duhet të ndahen nga procesi i anëtarësimit në BE
Presidentja Gordana Siljanovska-Davkova priti sot eurodeputetin dhe raportuesin e përhershëm të Parlamentit Europian për vendin, Thomas Weitz, të shoqëruar nga shefi i Delegacionit të BE-së, ambasadori Michalis Rokas.
Presidentja e Maqedonisë së Veriut, Gordana Siljanovska-Davkova, priti sot në takim eurodeputetin Thomas Weitz, raportuesin e përhershëm të Parlamentit Europian për vendin, i cili ndodhet për vizitë në Shkup këto ditë. Në takim mori pjesë edhe shefi i Delegacionit të Bashkimit Europian në vend, ambasadori Michalis Rokas.
Në qendër të bisedimeve ishte rruga europiane e Maqedonisë së Veriut dhe reformat e nevojshme për përshpejtimin e procesit të anëtarësimit. Presidentja theksoi se çështjet bilaterale duhet të qëndrojnë të ndara nga procesi i integrimit europian — një mesazh kyç ky në debatin aktual politik për të ardhmen europiane të vendit.
Qëndrimi i Siljanovska-Davkovës vjen në një moment kur Shkupi përballet me presionin për ndryshimet kushtetuese dhe me kërkesat e Sofjes, të cilat e kanë bllokuar hapjen e kapitujve të negociatave me Brukselin. Sipas Presidencës, ndarja e çështjeve bilaterale nga procesi i anëtarësimit është parakusht për një proces të drejtë dhe të bazuar në meritë.
Nga ana e tij, eurodeputeti Weitz riafirmoi mbështetjen e Parlamentit Europian për perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut, duke nënvizuar rëndësinë e vazhdimit të reformave në fushën e sundimit të ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.
Burimi: Makfax



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.