🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,879 ▲ +0.24% ETH $2,243 ▲ +0.86% XRP $1.1603 ▼ -2.27% SOL $89.7400 ▼ -1.14%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

Amerikano-iraniani lirohet nga burgu në Teheran, por nuk mund të largohet nga Irani

Shtetasi amerikano-iranian Kamran Hekmati është liruar nga burgu famëkeq Evin në Teheran, kanë thënë burime për Radion Farda, shërbim në gjuhën persiane i Radios Evropa e Lirë. Por, ai nuk mund të largohet nga vendi për shkak të një ndalimi për udhëtim.

Lirimi i tij ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet iraniane. Hekmati, i cili në mars u cilësua nga Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, si person i ndaluar padrejtësisht, besohet se është liruar më 5 shtator.

Lirimi i tij është raportuar edhe nga The Jerusalem Post, një media izraelite që citoi burime iraniane. Hekmati, 71 vjeç, udhëtoi drejt Iranit në maj 2025 për të vizituar të afërmit, duke përdorur pasaportën e tij iraniane, dhe u ndalua nga autoritetet dy muaj më vonë.

Gjykata Revolucionare e Teheranit më pas e dënoi me katër vjet burgim për shkak se kishte udhëtuar në Izrael për një ceremoni fetare më shumë se një dekadë më parë. Mbajtësit e pasaportave iraniane nuk lejohen të udhëtojnë në Izrael.

Dënimi i tij më vonë u ul në dy vjet, pas një ndryshimi në ligjin që rregullon udhëtime të tilla. Familja e Hekmatit ka shprehur vazhdimisht shqetësim për gjendjen e tij shëndetësore, duke thënë se ai vuan nga kanceri agresiv i fshikëzës së urinës dhe se gjatë paraburgimit i është mohuar qasja në trajtimin e duhur të specializuar.

Rasti është një nga disa raste që përfshijnë shtetas të dyfishtë iraniano-amerikanë, të cilët janë përfshirë në përdorimin nga Irani të ndalimeve arbitrare si mjet presioni diplomatik ndaj Perëndimit, praktikë që kritikët e kanë quajtur “diplomaci pengmarrjeje”.

Dena Karari, një tjetër iraniano-amerikane, u ndalua për pak kohë në Shiraz në vitin 2024 dhe u lirua me kusht, por iu ndalua largimi nga Irani për rreth 19 muaj. Ajo u përball me akuza, përfshirë “bashkëpunim me një qeveri armiqësore” dhe spiunazh, por përfundimisht u lejua të largohej nga vendi në korrik të këtij viti. Menjëherë pas largimit të saj, një gjykatë në Zahedan e dënoi atë në mungesë me pesë vjet burgim.

Valizadeh dha dorëheqje nga Radio Evropa e Lirë në nëntor 2022 dhe u kthye në Iran në mars 2024 për të takuar familjen e tij.

Ai u arrestua në shtator të atij viti. Ai u shpall fajtor për “bashkëpunim me qeverinë armiqësore amerikane” dhe u dënua me 10 vjet burgim, si dhe me ndalim të banimit në Teheran dhe provincat fqinje, ndalim udhëtimi dhe ndalim dyvjeçar të anëtarësimit në parti ose grupe politike. Ankesa e tij u refuzua.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.