☀️
Tiranë 6°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.6%
DOW 52,378 ▲0.03%
NASDAQ 26,478 ▲1.18%
NAFTA 99.95 ▲0.05%
ARI 4,074 ▼0.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,813 ▲ +0.82% ETH $2,348 ▲ +1.11% XRP $1.3278 ▲ +2.09% SOL $101.2300 ▲ +0.35%
S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 % S&P 500 7,723 ▲0.6 % DOW 52,378 ▲0.03 % NASDAQ 26,478 ▲1.18 % NAFTA 99.95 ▲0.05 % ARI 4,074 ▼0.01 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
28 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

AMF: Asetet e tregjeve financiare jo bankare arrijnë 662 milionë euro me 2015

Vitet e fundit tregjet financiare jo banka kanë zgjeruar ndjeshëm, sidomos fondet e investimeve dhe tregu i sigurimeve. Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare raportoi në Kuvend se totali i aseteve të këtyre tregjeve në fund të 2015 arriti në 96.1 miliardë lekë, duke zënë rreth 6.7% kundrejt Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) ose me rritje 8% kundrejt vitit 2014.

Dinamika e zgjerimit vërehet për të tre tregjet financiare të mbikëqyra nga AMF. Kështu, tregu i sigurimeve vijon me një ritëm relativisht të qëndrueshëm zgjerimi, me total aktivesh që luhatet në intervalin 1.3-1.7% e PBB-së për periudhën 2005-2014 dhe 1.9% e PBB-së në vitin 2015.

Zgjerimi ka ardhur si rrjedhojë e rritjes së volumit të primeve të shkruara bruto, kryesisht në produktet e sigurimit të detyrueshëm motorik. Por pavarësisht këtij zgjerimi të tregut të sigurime, pesha e tij në tregjet financiare që mbikëqyren nga AMF është në nivele afërsisht të njëjta, përkatësisht 30.0%, 27.4% dhe 29.1% për vitet 2013-2015.

Tregu i fondeve të investimeve e filloi aktivitetin në vitin 2012 duke zënë përkatësisht 69.4%, 71.9% dhe 69.9% të peshës së tregjeve që mbikëqyren nga AMF, ose 3.7%, 4.6% dhe 4.7% e PBB-së për periudhën 2013-2015.

Nisur nga treguesi i nivelit të aktiveve gjithsej ndaj PBB-së rezulton që në sistemin financiar shqiptar, tregu i dytë më i rëndësishëm pas tregut bankar konsiderohet tregu i fondeve të investimeve. Përsa i takon tregut të fondeve të pensioneve vullnetare dhe veprimtarive të tjera financiare jobankare vërehet një prirje në rritje e qëndrueshme, por që gjithsesi mbetet modeste.

Ky profil strukturor i tregjeve financiare që mbikëqyren nga AMF dhe raporti i tyre me tregun bankar shërben për të ravijëzuar ndryshimin që po pësojnë rreziqet në tregjet financiare dhe reagimin mbi këtë bazë të Autoritetit.

Megjithëse profili i rrezikut të tregjeve që mbikëqyren nga AMF ka pasur ndikim relativ të ulët në sistemin financiar shqiptar, tashmë ai nuk mund të konsiderohet i papërfillshëm si disa vite më parë, e për rrjedhojë analizohet në kuadër të rreziqeve sistemike për sistemin financiar në Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.