Amnistia Penale! Berisha: Sollën amendament, por ne nuk e pranojmë kurrë! Rama me këtë ka votuar në favor të krimit
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha foli për amistinë e cila u votua dje në Kuvend dhe shpjegoj se pse opozita nuk votoi për të. Gjatë një konference me gazetarët, Berisha u shpreh se amistia është një e drejtë kushtetuese e parlamentit e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti.
Sipas tij, amendamenti u soll me qëllimin për të ndërprerë proceset gjyqësore. Lideri i opozitës tha se kryeministri Rama me këtë ka votuar në favor të krimit.
Tani, amnistia është një e drejtë kushtetuese e parlamentit e cila duhet të ushtrohet jashtë çdo abuziviteti.Edi Rama ka kthyer amnistinë në një rit të përvitshëm, me të cilin ai shumëfishon kriminalitetin, me të cilin godet rëndë drejtësinë. Amnistitë bëhen kurrë çdo vit. Bëhen periodike. Gjatë periudhës që kemi qenë në pushtet, ne kemi votuar amnisti në 100-vjetorin e pavarësisë së vendit dhe 75-vjetorin e çlirimit të vendit. Këto kanë qenë amnistitë. Së pari, pra, ne nuk jemi kurrë dakord me një proces të përvitshëm.
Së dyti, sa për dijeni, ata sollën amendamentin, por natyrisht ne s’e kemi mbështetur kurrë, me të cilin donin të ndërprisnin proceset gjyqësore. Gjë e cila kishte të qartë Lubi Ballukun e të tjerë. Ne atë nuk e pranojmë kurrë, kurrë. Së treti, specialistët tanë, ekspertët tanë, parlamentarët tanë dhe specialistë shumë të mirë të fushës, konstatuan se ligji që kanë hartuar këta, i detyron shumicën e atyre që gjoja përfitojnë, të kalojnë nga Gjykata e Apelit.
Kjo, për qëllime të mbrapshta shumë, e bën amnistinë, ishte pika e parë që ne nuk jemi për amnisti të përvitshme, jo, jo nuk jemi. Po kjo e bën amnistinë, e shndërron në një proces gjobe universale për ata të cilët janë të dënuar. Dhe kjo ishte arsyeja, ne kemi votuar një herë me ta dhe ata në pabesi të plotë morën dhe futën edhe njerëz të cilët ishin të dënuar për korrupsion e të tjerë e të tjerë me radhë. Ndaj dhe ne vendosëm që nuk e votojmë atë ligj, nuk e votuam. Kjo është…Absolutisht, Edi Rama me këtë ka votuar në favor të krimit, në favor të mbështetjes së fuqishme të krimit. Ç’do të thotë ajo? Ta heqim drejtësinë fare, të bëjmë me këshilla popullore që t’i futim një vit, ta nxjerrim. Kjo është marrëzi këtë nuk e bën asnjë shtet në botë, asnjë shtet serioz, po ky s’është shtet.




Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.