Tiranë 19°C · Pjesërisht vranët 03 June 2026
S&P 500 7,610 ▲0.13%
DOW 51,308 ▲0.45%
NASDAQ 27,094 ▲0.03%
NAFTA 94.77 ▲1.08%
ARI 4,512 ▼0.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
₿ CRYPTO
BTC $66,472 ▼ -6.33% ETH $1,844 ▼ -7.93% XRP $1.2101 ▼ -6.02% SOL $73.5500 ▼ -9.07%
S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.77 ▲1.08 % ARI 4,512 ▼0.17 % S&P 500 7,610 ▲0.13 % DOW 51,308 ▲0.45 % NASDAQ 27,094 ▲0.03 % NAFTA 94.77 ▲1.08 % ARI 4,512 ▼0.17 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8639 EUR/CHF 0.9158 EUR/ALL 95.4222 EUR/MKD 61.6942 EUR/RSD 117.4144 EUR/TRY 53.4644 EUR/JPY 185.98 EUR/CAD 1.6096
03 Jun 2026
Breaking
Arte

Andrea Morricone dirigjon në Tiranë veprat ikonike të të atit

Muzika e një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore Ennio Morricone erdhi në Tiranë me një koncert nën dirigjimin emocionues të të birit, Andrea Morricone. Me pjesëmarrjen e Marco Morricones, i cili solli përmes fjalës kujtimet për të atin në koncertin “Morricone ishte im atë”, mbrëmja u kthye në një homazh të ndjerë ndaj një prej kompozitorëve më të mëdhenj të kinemasë botërore.

Në Ditën e Europës, në Tiranë u organizua dhe kjo mbrëmje artistike kushtuar kompozitorit të madh Ennio Morricone, ku pjesëmarrës në koncert të shtunën ishin krerë të lartë të shtetit, trupat diplomatikë në vendin tonë, njerëz të artit dhe kulturës. Solistë të mbrëmjes Cecilia Grillo, Alessio Quaresima Escobar, Vittoriana De Amicis. Orkestra Simfonike e RTSH dhe Kori i Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Drejtore artistike e koncertit në sheshin “Italia” në Tiranë Anila Varfi. Koncerti u realizua në bashkëpunim me Institutin Italian të Kulturës, Ambasadën Italiane në Tiranë, TKOB dhe COD. Ennio Morricone klasifikohet si një prej kompozitoreve më të zotë të periudhës së tij dhe ka kompozuar muzikën e më shumë se 500 filmave dhe serive televizive.

Filmat si “The Good, the Bad and the Ugly”, “Once Upon a Time in the West”, apo “Chi Mai” janë vetëm disa prej filmave që Morricone shkroi muzikën. Në vitet 2000, Morricone vazhdoi të kompozojë muzikë për seriale të suksesshme televizive, siç janë “il cuoro nel paze” (2005), Karol: Një njeri që u bë Papë (2005), La provinciale (2006), Giovanni Falcone (2007), Pane e liberta ( 2009) dhe Come Un Delfino 1-2 (2011-2013). Ennio Morricone u lind më 10 nëntor 1928 në Romë, Itali. Kompozitori i famshëm italian fitues edhe i çmimit “Oscar” u nda nga jeta më 6 korrik 2020 në Itali.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.