Arabia Saudite pezullon sërish funksionimin e tubacionit Lindje-Perëndim pas një sulmi të ri
Tubacioni i naftës Lindje-Perëndim në Arabinë Saudite ka pezulluar sërish funksionimin pas një sulmi të ri të dielën, më 4 tetor, ndaj kësaj infrastrukture, bëri të ditur sot, të hënën, më 5 tetor, për AFP-në një burim nga sektori energjetik.
“Tubacioni Lindje-Perëndim u sulmua përsëri dje. Një stacion pompimi në Khurais, në lindje të Riadit, u godit. Nuk ishte shënjestruar kurrë më parë. Dëmi është i konsiderueshëm dhe operacionet e pompimit janë ndalur përsëri ”, tha burimi.
Kujtohet se ky tubacion me rëndësi strategjike, i cili i lejon Arabisë Saudite të transportojë naftë nga pjesa lindore e mbretërisë në Detin e Kuq duke anashkaluar Ngushticën e Hormuzit, pati pezulluar operacionet e tij nga 11 deri më 22 shtator për shkak të sulmeve me dronë.
Pas ndërprerjes së rrjedhave të naftës përmes Ngushticës së Hormuzit si rezultat i luftës së zhvilluar nga SHBA-të dhe Izraeli kundër Iranit, Riadi e përdori tubacionin për të ridrejtuar katër milionë fuçi në ditë, rreth 4% të furnizimit global, në portin e Yanbusë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.