🌤️
Tiranë 20°C · Kryesisht kthjellët 09 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 88.70 ▲0.57%
ARI 4,285 ▼0.04%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
₿ CRYPTO
BTC $61,803 ▼ -3.11% ETH $1,651 ▼ -3.38% XRP $1.1360 ▼ -4.03% SOL $64.9700 ▼ -4.15%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.70 ▲0.57 % ARI 4,285 ▼0.04 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 88.70 ▲0.57 % ARI 4,285 ▼0.04 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8644 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.2505 EUR/MKD 61.6712 EUR/RSD 117.4062 EUR/TRY 53.1632 EUR/JPY 184.72 EUR/CAD 1.6088
09 Jun 2026
Breaking
roze

Ariana Grande dhe Ethan Slater ndahen pas tre vitesh lidhje

Ariana Grande dhe Ethan Slater i kanë dhënë fund lidhjes së tyre pas tre vitesh së bashku, raportojnë mediat amerikane.

Sipas një burimi për Page Six, çifti është ndarë në heshtje disa muaj më parë, por kanë ruajtur marrëdhënie miqësore dhe respekt të ndërsjellë.

“Arsyeja e ndarjes nuk ishte mungesa e respektit apo admirimit. Ata e morën këtë vendim me shumë kujdes dhe kuptuan se funksiononin më mirë si miq sesa në një marrëdhënie romantike”, ka thënë burimi.

Ndërkohë, këngëtarja 32-vjeçare thuhet se është e fokusuar te projektet e saj artistike, përfshirë turneun “Eternal Sunshine” dhe publikimin e albumit të ri “Petal”, i cili pritet të dalë më 31 korrik.

Grande dhe Slater u njohën gjatë xhirimeve të filmit “Wicked”. Në atë kohë, të dy ishin të martuar. Grande ishte e martuar me Dalton Gomez, ndërsa Slater me Lilly Jay, me të cilën ka edhe një djalë 3-vjeçar, Ezra.

Lidhja e tyre tërhoqi vëmendje të madhe publike në vitin 2023, kur u bë publike romanca mes tyre. Në atë periudhë, ish-bashkëshortja e Slater, Lilly Jay, kritikoi hapur Grande në një intervistë për Page Six.

Historia e vërtetë është Ariana. Familjes sime i’u bë dëm kolateral”, ka deklaruar ajo.

Megjithatë, sipas Page Six, burime pranë çiftit bënë të ditur se Grande dhe Slater nuk kishin nisur lidhjen në mënyrë të papërshtatshme, duke pretenduar se aktori ishte ndarë nga bashkëshortja disa muaj përpara se të afrohej me yllin e muzikës pop.

Gjatë tre viteve të lidhjes, Grande dhe Slater preferuan ta mbanin romancën larg vëmendjes së publikut, edhe pse herë pas here ndanin momente të rralla nga jeta e tyre private.

Pas ndarjes, Ariana duket se po e përjeton me qetësi statusin e saj si beqare. Gjatë koncertit hapës të turneut “Eternal Sunshine” në Oakland të Kalifornisë, ajo bëri shaka me jetën e saj sentimentale teksa interpretonte hitin e njohur “Thank U, Next”.

Në një moment të këngës, ku flitet për martesën, Grande ngriti me humor dy gishta dhe qeshi, një gjest që fansat e interpretuan si një sinjal se ajo nuk e përjashton mundësinë e një martese të dytë në të ardhmen, pavarësisht se martesa e saj e parë me Dalton Gomez përfundoi me divorc.

Ariana Grande është një nga artistet më të suksesshme të muzikës pop të dekadës së fundit. Ajo nisi karrierën si aktore në serialet rinore të Nickelodeon përpara se të shndërrohej në një superyll global të muzikës me hite si “7 Rings”, “Positions” dhe “We Can’t Be Friends (Wait for Your Love)”.

Fituesja e shumë çmimeve prestigjioze njihet për vokalin e saj të fuqishëm dhe është ndër artistet më të ndjekura dhe më me ndikim në industri.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.