🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 90.48 ▼2.29%
ARI 4,187 ▲0.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,266 ▲ +0.95% ETH $2,734 ▲ +1.78% XRP $1.5425 ▲ +1.41% SOL $120.7400 ▲ +0.79%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.48 ▼2.29 % ARI 4,187 ▲0.44 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.48 ▼2.29 % ARI 4,187 ▲0.44 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Bota

ARKEOLOGJI – Greqia i kthen Bullgarisë eshtrat e car Samuilit

SOFJE, 29 shtator /ATSH-BTA/ – Greqia po i kthen Bullgarisë eshtrat e car Samuilit, tha sot kryeministri Rumen Radev në hapje të mbledhjes së përjavshme të qeverisë.

“Ne kemi arritur një marrëveshje historike për kthimin e eshtrave të car Samuilit”, tha ai duke shtuar se marrëveshja ishte rezultat i bisedimeve aktive mes dy vendeve.

Radev u bëri thirrje bullgarëve të marrin pjesë në një aktivitet në sheshin qendror ”Battenberg” të Sofjes më 3 tetor, për mbërritjen e eshtrave të carit dhe për t’i “bërë nderimet një sundimtari të madh bullgar”.

Në mëngjesin e së njëjtës ditë, ai do të jetë në Muzeun e Kulturës Bizantine në Selanik, ku, në një ceremoni të organizuar nga kryeministri i Greqisë, eshtrat e car Samuilit do t’i dorëzohen zyrtarisht shtetit bullgar.

Ato do të transportohen me një avion “Spartan” drejt Sofjes dhe do të vendosen në një sarkofag në kishën “Shën Sofia”, ku, si fëmijë, cari i ardhshëm i Bullgarisë u njoh me krishtërimin.

Eshtrat nga dy sarkofagë të tjerë të zbuluar në të njëjtën kishë do t’i dorëzohen gjithashtu Bullgarisë.

Besohet se ato i përkasin car Gavrail Radomirit dhe anëtarëve të tjerë të familjes mbretërore.

Në mbledhjen e sotme, qeveria do të miratojë tekstin e një marrëveshjeje mes Bullgarisë dhe Greqisë, duke autorizuar ministrin e Kulturës ta nënshkruajë atë së bashku me homologun e tij grek.

”Marrëveshja parashikon transferimin reciprok, për ruajtje, të objekteve historike, si edhe të objekteve dhe relikteve fetare e kulturore”, tha Radev.

“Përpjekjet e shtetit bullgar për të rikthyer eshtrat e car Samuilit datojnë që nga viti 1965, kur arkeologu i njohur grek në mbarë botën, prof. Nikolaos Moutsopoulos, i zbuloi ato gjatë gërmimeve në bazilikën e ndërtuar nga Samuili në ishullin Shën Achillios, në liqenin e Prespës së Vogël, ku Samuili kishte rezidencën e tij verore”, tha kryeministri.

Ai theksoi se për gjashtë dekada shteti bullgar nuk i kishte ndërprerë kurrë përpjekjet për të rikthyer eshtrat e car Samuilit.

“Ne kemi pasur nderin historik ta arrijmë këtë dhe dëshiroj t’i shpreh mirënjohjen time më të thellë kryeministrit të Greqisë mike, Kyriakos Mitsotakis, për vizionin shtetëror, kurajën politike dhe vendosmërinë për ta arritur së bashku këtë marrëveshje, e cila i forcon më tej lidhjet mes dy vendeve tona”, tha Radev.

Ai theksoi se sot kujtimi i Samuilit i bashkon dhe jo i ndan dy vendet, ndërsa anëtarësimi i tyre i përbashkët në BE ndihmon secilin vend të kuptojë më mirë ndjeshmëritë e tjetrit. /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.