⛅
Tiranë 26°C · Pjesërisht vranët 29 Shtator 2026
S&P 500 7,684 ▼0.77%
DOW 51,482 ▼0.67%
NASDAQ 26,820 ▼0.92%
NAFTA 90.63 ▼2.13%
ARI 4,187 ▲0.46%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
₿ CRYPTO
BTC $84,474 ▲ +1.27% ETH $2,736 ▲ +1.9% XRP $1.5497 ▲ +1.84% SOL $121.3100 ▲ +1.38%
S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.63 ▼2.13 % ARI 4,187 ▲0.46 % S&P 500 7,684 ▼0.77 % DOW 51,482 ▼0.67 % NASDAQ 26,820 ▼0.92 % NAFTA 90.63 ▼2.13 % ARI 4,187 ▲0.46 %
EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110 EUR/USD 1.1373 EUR/GBP 0.8580 EUR/CHF 0.9459 EUR/ALL 91.9857 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5171 EUR/TRY 55.7296 EUR/JPY 178.99 EUR/CAD 1.6110
29 Sht 2026
Breaking
Konflikti SHBA - Iran

Katari hedh poshtë kërcënimet iraniane ndaj infrastrukturës së Lindjes së Mesme: “Katari nuk heq dorë nga paqja”

Katari ka dënuar kërcënimet ndaj infrastrukturës së Lindjes së Mesme, pavarësisht nga pala që vijnë, siç njofton Al Jazeera.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme, Majed al-Ansari, tha se “çdo kërcënim është shkelje e ligjit ndërkombëtar dhe e fqinjësisë së mirë”. Deklarata erdhi pasi kryetari i parlamentit iranian, Mohammad Bagher Ghalibaf — i cili është gjithashtu kryenegociatori i Iranit — paralajmëroi se nëse Irani nuk mund të shesë lirshëm naftën e tij, atëherë asnjë vend tjetër i Gjirit nuk do të jetë në gjendje ta shesë të vetën.

Nëse siguria e Iranit nuk garantohet, “asnjë infrastrukturë në rajon nuk është e sigurt nga sulmet”, kishte thënë ai.

Al-Ansari shtoi se shtetet e Gjirit nuk kanë zgjedhur të jenë pjesë e luftës dhe se Irani duhet të ndalë agresionin kundër vendeve rajonale. Ai theksoi gjithashtu se Katari dhe ndërmjetësuesit e tjerë vazhdojnë të përcjellin mesazhe mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit shtatë-mujor, duke pranuar se “çdo ndërmjetësim është një përpjekje herkuliane”.

“Pavarësisht se vetë u sulmua, Katari nuk heq dorë nga paqja”, tha al-Ansari, duke nënvizuar se Doha do të vazhdojë përpjekjet diplomatike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.