☀️
Tiranë 32°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,673 ▼0.46%
DOW 52,991 ▼0.88%
NASDAQ 26,097 ▼0.89%
NAFTA 86.54 ▲2.55%
ARI 4,568 ▲0.5%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $72,323 ▲ +5.16% ETH $2,321 ▲ +10.58% XRP $1.2655 ▲ +18.63% SOL $86.9700 ▲ +6.2%
S&P 500 7,673 ▼0.46 % DOW 52,991 ▼0.88 % NASDAQ 26,097 ▼0.89 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,568 ▲0.5 % S&P 500 7,673 ▼0.46 % DOW 52,991 ▼0.88 % NASDAQ 26,097 ▼0.89 % NAFTA 86.54 ▲2.55 % ARI 4,568 ▲0.5 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Politika

Arkivoli në tubim, Lamallari: S’mund të përdoret si dekor proteste, sidomos në sy të fëmijëve!

Shfaqja e një arkivoli gjatë protestës së zhvilluar dje në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ka shkaktuar reagime të ashpra nga përfaqësues të mazhorancës. Protestuesit e cilësuan simbolin si “arkivoli politik i Ramës”, ndërsa Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, e dënuan ashpër këtë veprim.

Ministri Lamallari e konsideroi të papranueshme përdorimin e simboleve të vdekjes në një protestë, duke e cilësuar arkivolin si një akt që nxit urrejtje dhe përçarje.

“Pamjet e arkivolit që shëtiste sot në bulevard janë të neveritshme. As si pankartë, as si dekor proteste apo për humor të zi nuk mund të përdoret kurrsesi. Për më tepër në sy të fëmijëve. Të tentosh të ndezësh qytetarët me simbolet e vdekjes është mjerim i madh politik e shpirtëror. Të përdorësh simbolet e vdekjes për këdoqoftë nuk është më protestë, por një përpjekje e ulët për të krijuar ndasi dhe helmuar shoqërinë me gjuhën e urrejtjes. Shqiptarët nuk ua kanë borxh ritualet mortore në sheshe. Nuk është kjo kultura jonë, as tradita e të parëve tanë dhe as Shqipëria që duam t’u lëmë fëmijëve”, shkroi Lamallari.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.