🌦️
Tiranë 32°C · Rrebesh i lehtë 16 August 2026
S&P 500 7,786 ▼0.17%
DOW 53,732 ▼0.2%
NASDAQ 26,729 ▼0.28%
NAFTA 82.40 ▲1.42%
ARI 4,437 ▲0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
₿ CRYPTO
BTC $63,025 ▲ +0.06% ETH $1,880 ▲ +0.08% XRP $0.9994 ▼ -0.31% SOL $75.2200 ▼ -0.01%
S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 % S&P 500 7,786 ▼0.17 % DOW 53,732 ▼0.2 % NASDAQ 26,729 ▼0.28 % NAFTA 82.40 ▲1.42 % ARI 4,437 ▲0.38 %
EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055 EUR/USD 1.1564 EUR/GBP 0.8547 EUR/CHF 0.9403 EUR/ALL 92.9055 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3309 EUR/TRY 55.4152 EUR/JPY 184.14 EUR/CAD 1.6055
16 Aug 2026
Breaking
Kronika

Arrestohen dy të rinj në Korçë, transportonin emigrantë kundrejt pagesës

Dy operacione të ndryshme policore janë zhvilluar në Korçë për goditjen e kalimit të paligjshëm të kufirit të emigrantëve nga vendet e treta, kundrejt fitimit.

Në pranga kanë rënë dy 21-vjeçarë, të cilët akuzohen se transportonin emigrantë kundrejt pagesës dhe i strehonin deri në mundësinë e kalimit të paligjshëm të kufirit.

Pas një hetimi disa-javor, gjatë operacionit të koduar “Qatromi”, u arrestua S. D., 21 vjeç, banues në fshatin Libonik të Maliqit.

Nga hetimet ka rezultuar se 21-vjeçari u siguronte strehim emigrantëve në një ndërtesë të braktisur në fshatin Qatrom të Korçës dhe më pas i transportonte me automjet drejt Tiranës, kundrejt pagesës.

Në momentin e ndërhyrjes së Policisë, S. D. nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe tentoi të largohej nga vendi. Brenda automjetit u gjetën 6 emigrantë nga vendet e treta, ndërsa 21-vjeçari u kap disa metra larg automjetit.

Ndërkohë, në kuadër të operacionit “Route 2”, u arrestua edhe 21-vjeçari M. Sh., banues në Tiranë.

I riu u konstatua në fshatin Tren të Devollit, ndërsa udhëtonte me një automjet ku ndodheshin 5 shtetas nga vendet e treta. Sipas Policisë, ai nuk iu bind urdhrit për të ndaluar dhe vijoi lëvizjen me automjet.

Efektivët e ndoqën përgjatë aksit rrugor “Korçë-Pogradec”, ndërsa në fshatin Gurishtë 21-vjeçari braktisi automjetin dhe u largua në këmbë.

Pas disa orësh kërkimesh, ai u kap nga shërbimet e Komisariatit të Policisë nr. 6 në Tiranë.

Për të dyja rastet, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprat penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.