🌤️
Tiranë 26°C · Kryesisht kthjellët 08 July 2026
S&P 500 7,470 ▼0.45%
DOW 52,303 ▼1.17%
NASDAQ 25,769 ▼0.19%
NAFTA 73.79 ▲4.76%
ARI 4,080 ▼1.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
₿ CRYPTO
BTC $62,085 ▼ -3.2% ETH $1,732 ▼ -4.2% XRP $1.0847 ▼ -4.09% SOL $77.0800 ▼ -6.78%
S&P 500 7,470 ▼0.45 % DOW 52,303 ▼1.17 % NASDAQ 25,769 ▼0.19 % NAFTA 73.79 ▲4.76 % ARI 4,080 ▼1.86 % S&P 500 7,470 ▼0.45 % DOW 52,303 ▼1.17 % NASDAQ 25,769 ▼0.19 % NAFTA 73.79 ▲4.76 % ARI 4,080 ▼1.86 %
EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215 EUR/USD 1.1418 EUR/GBP 0.8543 EUR/CHF 0.9221 EUR/ALL 93.9449 EUR/MKD 61.6617 EUR/RSD 117.3417 EUR/TRY 53.4939 EUR/JPY 185.09 EUR/CAD 1.6215
08 Jul 2026
Breaking
Europa

Arsyeja e shpullës së gruas së Presidentit Macron ishte aktorja iraniane?! Reagon Brigitte Macron

Një libër i ri i gazetarit të revistës franceze Paris Match, Florian Tardif, ka shkaktuar debat në Francë, pasi zbulon prapaskena të marrëdhënies mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkëshortes së tij, Brigitte Macron.

Në librin me titull “Një çift (pothuajse) perfekt”, autori pretendon se episodi i bujshëm i majit 2025 në aeroportin e Hanoit, ku Brigitte Macron u filmua duke goditur lehtë presidentin francez, lidhej me mesazhe të shkëmbyera mes Emmanuel Macron dhe aktores iraniane Golshifteh Farahani.

Sipas Tardif, Brigitte Macron kishte parë mesazhe në telefonin e presidentit francez, ku ai i shkruante aktores iraniane: “Je shumë e bukur”.

Megjithatë, zyra e Zonjës së Parë franceze ka mohuar kategorikisht këtë version.

Një zëdhënëse e Brigitte Macron deklaroi për Le Parisien se ajo kishte folur drejtpërdrejt me autorin më 5 mars dhe kishte hedhur poshtë pretendimet lidhur me mesazhet.

“Brigitte Macron e mohoi kategorikisht këtë informacion dhe sqaroi se ajo nuk e kontrollon kurrë telefonin celular të bashkëshortit të saj”, tha zëdhënësja.

Sipas saj, ky qëndrim i Brigitte Macron nuk është reflektuar në libër.

Florian Tardif këmbëngul se incidenti në Vietnam kishte si shkak mesazhet në telefonin e Emmanuel Macron.

“Brigitte Macron pa një mesazh nga një person i njohur, aktorja iraniane Golshifteh Farahani”, tha gazetari gjatë një interviste radiofonike.

Ai shtoi se kishte bërë verifikime të shumta për informacionin dhe se nuk bëhej fjalë për thashetheme.

“E përmend emrin sepse në Paris qarkullonin shumë zëra. Ajo që kam shkruar nuk është thashethem. Ia bëra të qartë edhe Pallatit Elysee se ky nuk është versioni i tyre”, u shpreh ai.

Tardif pretendon gjithashtu se Macron kishte krijuar një “afrim platonik” me aktoren iraniane gjatë disa muajve.

“Mesazhet që më janë treguar ishin mjaft intime, të tipit ‘je shumë e bukur’”, deklaroi gazetari.

Sipas tij, këto mesazhe krijuan tensione në çift, të cilat kulmuan me debatin e filmuar në aeroportin e Hanoit.

Gazetari shtoi se Pallati Elysee më vonë u pendua për mënyrën si reagoi publikisht ndaj episodit.

“Sot ata mendojnë se mund ta kishin menaxhuar ndryshe situatën, duke krijuar imazhin e një çifti normal dhe jo të një çifti perfekt”, tha Tardif.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.