☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 14 Tetor 2026
S&P 500 7,805 ▼0.02%
DOW 51,670 ▼0.35%
NASDAQ 27,204 ▼0.15%
NAFTA 95.44 ▲1.38%
ARI 4,166 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
₿ CRYPTO
BTC $83,440 ▲ +0.11% ETH $2,504 ▲ +0.3% XRP $1.3727 ▲ +1.01% SOL $107.1100 ▲ +0.58%
S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,166 ▼0.27 % S&P 500 7,805 ▼0.02 % DOW 51,670 ▼0.35 % NASDAQ 27,204 ▼0.15 % NAFTA 95.44 ▲1.38 % ARI 4,166 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8450 EUR/CHF 0.9323 EUR/ALL 91.4969 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4169 EUR/TRY 55.2934 EUR/JPY 177.19 EUR/CAD 1.5924
14 Tet 2026
Breaking
Arte

At Shtjefën Gjeçovi, kleriku françeskan që kontribuoi për çështjen shqiptare

At Shtjefën Gjeçovi, një nga figurat poliedrike të historisë së Shqipërisë, kleriku i cili ia kushtoi jetën çështjes shqiptare, u vra pabesisht më 14 tetor të vitit 1929.

At Shtjefën Gjeçovit iu bë pritë, ndërsa kthehej nga Prizreni. Sipas dokumenteve që disponon Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, kleriku u qëllua nga dy persona që flisnin serbisht.

Shtjefën Gjeçovi, i pagëzuar me emrin Hilë, lindi në vitin 1874, në Janjevë të Kosovës. Në vitin 1896, mbasi mbaroi studimet, ndërroi emrin në Shtjefën. Arsimin fillor e kreu në vendlindje dhe mësimet e para teologjike i mori në kolegjin françeskan të Troshanit. Në vitin 1888 vazhdon studimet për filozofi në Derventë, në Banja Llukë të Bosnjës dhe më pas vazhdon studimet në fushën e teologjisë në Kreshevë, ku u njoh edhe me studiuesin austro-hungarez Ludwig von Thalloczy.

Në vitin 1892 ndoqi studimet për drejtësi në Universitetin e Insbrukut dhe vazhdon studimet për teologji në Universitetin Katolik të Lavianos në Belgjikë. Pas diplomimit në drejtësi dhe në teologji, në vitin 1896 At Shtjef Gjeçovi filloi të shërbente në famullinë e Zllakuqanit dhe meshën e parë e mban në kishën e Shën Gjon Pagëzorit. Mbas këtij viti ka shërbyer në disa famulli si në Klinë, Pejë, Gjakovë, Laç, Durrës, Rubik, Shkodër, Vlorë, etj.

At Shtjefni krahas shërbimeve teologjike katolike ka kryer studime në fushën e historisë, etnografisë, arkeologjisë, pedagogjisë e albanologjisë. Ka hartuar tekse për mësimin e gjuhës shqipe dhe ka ndikuar në hapjen e disa shkollave, duke filluar që nga periudha osmane. Në vitin 1926 u emërua në famullinë e Zymit të Hasit dhe vetëm tre vjet më vonë, iu bë atentati që i mori jetën.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.