☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 26 Tetor 2026
S&P 500 7,677 ▲0.7%
DOW 52,364 ▲0.29%
NASDAQ 26,169 ▲0.82%
NAFTA 101.69 ▼1.53%
ARI 4,027 ▲0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
₿ CRYPTO
BTC $79,948 ▼ -0.77% ETH $2,317 ▼ -1.42% XRP $1.2924 ▼ -0.55% SOL $100.4100 ▼ -1.32%
S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 % S&P 500 7,677 ▲0.7 % DOW 52,364 ▲0.29 % NASDAQ 26,169 ▲0.82 % NAFTA 101.69 ▼1.53 % ARI 4,027 ▲0.47 %
EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707 EUR/USD 1.1209 EUR/GBP 0.8382 EUR/CHF 0.9243 EUR/ALL 90.7400 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5193 EUR/TRY 55.8163 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5707
26 Tet 2026
Breaking
Politika

Atmosferë festive në sheshet e Tiranës, Ati i Shenjtë shpallet “Qytetar Nderi”

Entuziazëm dhe atmosferë festive si asnjëherë tjetër në sheshet dhe rrugët e kryeqytetit shqiptar, teksa Papa Françesku përshkon bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe përshëndetet me qytetarët që kanë mbushur sheshet.

papa_tirane1

Ati i Shenjtë, nga makina e tij e bardhë, përshëndeti dhe bekoi mijëra qytetarë dhe besimtarë që kanë ardhur nga qytetet e ndryshme të Shqipërisë, por edhe nga vende të tjera, për të përshëndetur Papa Françeskun, në këtë vizitë historike në Shqipëri.

Makina e tij ka lëvizur me ngadalë drejt altarit ku do të mbahet Mesha, e përcjellë nga thirrje gëzimi dhe mijëra duar që e fotografonin dhe filmonin pa pushim me celularë.

Emocionues ishte veçanërisht momenti kur Ati i Shenjtë ndaloi makinën dhe bekoi dy fëmijë që ndodheshin mes turmës së njerëzve në sheshin “Nënë Tereza”, ku Papa Françesku do të mbajë edhe Meshën e Shenjtë.Papa Francesku duke pershendetur qytetaret  Foto Albert Myftaraj

Pamjet madhështore ku qindra e mijëra besimtarë, pa dallim feje e kombësie janë mbledhur për të pritur Atin e Shenjtë, e kanë shndërruar sot Tiranën në kryeqendrën katolike të botës.

Një tjetër moment i rëndësishëm në ceremonialin për pritjen e Papës ishte edhe nderimi i Atit të Shenjtë me titullin “Qytetar Nderi i Tiranës” nga Kryetari i Bashkisë, Lulzim Basha, i cili i dorëzoi Atit të Shenjtë edhe “Çelësin e Tiranës”. /m.m/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.