🌤️
Tiranë 28°C · Kryesisht kthjellët 03 August 2026
S&P 500 7,598 ▲1.44%
DOW 53,076 ▲1.13%
NASDAQ 25,922 ▲2.16%
NAFTA 80.08 ▼5.42%
ARI 4,090 ▼0.41%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
₿ CRYPTO
BTC $63,900 ▲ +0.9% ETH $1,870 ▲ +0.03% XRP $1.0827 ▲ +0% SOL $73.7300 ▲ +0.48%
S&P 500 7,598 ▲1.44 % DOW 53,076 ▲1.13 % NASDAQ 25,922 ▲2.16 % NAFTA 80.08 ▼5.42 % ARI 4,090 ▼0.41 % S&P 500 7,598 ▲1.44 % DOW 53,076 ▲1.13 % NASDAQ 25,922 ▲2.16 % NAFTA 80.08 ▼5.42 % ARI 4,090 ▼0.41 %
EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143 EUR/USD 1.1514 EUR/GBP 0.8555 EUR/CHF 0.9310 EUR/ALL 93.9411 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4202 EUR/TRY 54.7746 EUR/JPY 182.38 EUR/CAD 1.6143
03 Aug 2026
Breaking
Sporti

Auda-Dinamo, Daja: Kualifikimi do vendoset në Shqipëri

Trajneri i Dinamos, Ilir Daja ka folur për mediat në prag të ndeshjes së parë kundër Auda në turin e tretë kualifikues të Conference League. Sfidë që do të luhet nesër në Riga në orën 18:00. Tekniku i bluve vlerëson kundërshtarin, por thekson se Dinamo o ka mundësitë për t’u kualifikuar në fazën e Play Off-it.

“Besoj na pret një përballje jo e lehtë, sepse në turin e tretë të Conference League nuk ka skuadra të lehta. Edhe ne, edhe Auda vijmë nga një kualifikim me fitore në turin e dytë eliminator. Për kundërshtarin është viti i katërt që merr pjesë në kompeticionet europiane.

Duke shtuar faktin që është në kampionat, e bën edhe më të vështirë këtë ndeshje, por që edhe ne pas katër ndeshjesh në Europë jemi futur në një ritëm. Shpresojmë të bëjmë më të mirën e mundshme duke e respektuar kundërshtarin.

E kemi ndjekur Audan në të dyja ndeshjet me Steauan e Bukureshtit që i ka fituar dhe kjo ia rrit më shumë meritat, sepse përballë ka pasur një ekip me eksperiencë në Europë. Vjen me një entuziazëm të shtuar.

E kemi analizuar kundërshtarin dhe shanset janë që kualifikimi të vendoset pas 180 minutash. Për ne ka shumë rëndësi si do të prezantohemi në 90-minutëshin e parë. Kemi pasur pak ditë në dispozicion për ta përgatitur ndeshjen, por këto ditë i kemi shfrytëzuar në maksimum. Duke pasur grupin të plotësuar dhe duke qenë se është ndeshja jonë e 5-të zyrtare për këtë vit, besoj që do ta kemi të vështirë, por jo të pamundur.

Kemi parë që Auda ka lojtarë me moshë të re, por me kualitet. Një nga ata është kapiteni i skuadrës, që në dijeninë time është edhe pjesë e kombëtares së Letonisë. Ka dhe 2-3 lojtarë që me cilësitë e tyre individuale mund të na vënë në vështirësi. Duhet të jemi të përqendruar gjithë kohën.

Është viti i dytë radhazi që marrim pjesë në eliminatoret e Conference League. Sigurisht që Dinamo është një ekip me shumë emër në futbollin tonë, por në këto dy edicionet e fundit kemi qenë prezent në Europë. Vjet kemi bërë një rrugëtim të mirë, kemi shkuar deri në play-off. Kemi ndryshuar një pjesë të mirë të ekipit, por sërish kemi pothuajse të njëjtat rezultate në Europë. Një pjesë e mirë e lojtarëve tanë marrin pjesë rregullisht në këto eliminatore.

Ecuria e deritanishme është e rëndësishme jo vetëm për buxhetin e klubit. Ne kemi lojtarë të rinj në skuadër dhe këto eliminatore janë një market i madh për të prezantuar veten dhe që t’i sjellin klubit më shumë fitime”, ka thënë mes të tjerash Daja.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.