🌧️
Tiranë 12°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.39 ▲0.96%
ARI 3,928 ▼1.05%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $76,471 ▼ -2.36% ETH $2,243 ▼ -1.99% XRP $1.2493 ▼ -0.37% SOL $91.5000 ▼ -3.34%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.39 ▲0.96 % ARI 3,928 ▼1.05 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Bota

AUSTRI – Reshjet e dendura shkaktojnë përmbytje dhe bllokojnë rrugë

VJENË, 7 gusht /ATSH-DPA/ – Reshjet e dendura dhe stuhitë e forta kanë shkaktuar përmbytje dhe rrëshqitje toke në zonat malore të Austrisë perëndimore, duke bllokuar rrugë dhe lënë disa alpinistë të izoluar në një strehë malore.

Sipas policisë, dje në mbrëmje u regjistruan tre rrëshqitje tokë në rajonin turistik të njohur të Zillertalit, të cilat mbuluan përkohësisht rrugët e luginës me baltë dhe mbeturina.

Transmetuesi publik austriak ORF bëri të ditur se 11 persona mbetën të bllokuar në një strehë malore pranë Bad Gastein.

Gjashtë alpinistë u evakuuan me helikopter, ndërsa personeli i strehës qëndroi në vend.

Zjarrfikësit ndërhynë gjithashtu në qytetet Innsbruck dhe Kitzbühel për të larguar ujin nga bodrumet dhe rrugët e përmbytura.

Sipas autoriteteve, nuk është raportuar për persona të lënduar.

Në landin e Salzburgut, reshjet intensive bënë që disa përrenj të dilnin nga shtrati.

Në komunën Uttendorf, uji përshkoi një pjesë të zonës së banuar dhe bllokoi disa rrugë, sipas shërbimit zjarrfikës të landit.

Rrëshqitje toke u raportuan edhe në qendrat turistike Dorfgastein dhe Bad Gastein, ndërsa autoritetet vijojnë monitorimin e situatës dhe punën për pastrimin e rrugëve të prekura./ /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.