☁️
Tiranë 10°C · Vranët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,720 ▲0.56%
DOW 52,375 ▲0.03%
NASDAQ 26,479 ▲1.18%
NAFTA 99.98 ▼1.75%
ARI 4,069 ▲0.76%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,644 ▲ +0.75% ETH $2,345 ▲ +1.23% XRP $1.3236 ▲ +2.23% SOL $100.9400 ▲ +0.37%
S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 % S&P 500 7,720 ▲0.56 % DOW 52,375 ▲0.03 % NASDAQ 26,479 ▲1.18 % NAFTA 99.98 ▼1.75 % ARI 4,069 ▲0.76 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
Politika

Avokati Beqiri: Një pjesë e organizatorëve të protestës paguhen nga PD! Gent Progni takohet me Flamur Nokën

Avokati Idajet Beqiri thotë se një ndër organizatorët e protestave para Kryeministrisë, Gent Progni, i cili është arrestuar për dhunën ndaj deputetëve para Kuvendit, është takuar me Flamur Nokën në makinën e këtij të fundit.

Në një intervistë për “Ora e Fundit” në ABC News, Beqiri u shpreh se Progni ka qenë në makinën e Nokës, para se të shkonte në protestë, para hotel Rognerit.

Beqiri deklaroi se një pjesë e protestuesve kryesorë paguhen nga PD.

“Protesta lindi si një organizim i jashtëm, nga forca të caktuara, edhe shtetesh, të cilat nuk e duan Shqipërinë në BE, nuk duan që në Shqipëri të vijnë investime të mëdha. Saliu arriti që ta manipulojë protestën dhe e ka në dorë thuajse 100 përqind ai, e komandon ai. Thoni një fjalë thotë ai, edhe Berisha në burg, që të bëheni të besueshëm. Krerët e protestës, që marrin mikrofonin janë të Sali Berishës. Foli ai Gashi, babai im është Sali Berisha thotë. E pamë kush ishin sot të tjerët, doli ai Ndregjoni. Doli ai Malka, po dihet që është njeri që jep kokën për Saliun.

Një ndër krerët e protestës, është i arrestuar, ai Progni. Para se të shkonte në protestë, shkonte takonte Flamur Nokën. Ishte me makinën e Nokës, 1 orë para protestës. Para Rognerit, ka një mori dëshmitarësh, e kanë parë me sytë e tyre, Progni në makinën e Flamur Nokës. Jo vetëm Genti, po një pjesë e mirë e tyre”, theksoi ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.