🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 25 Tetor 2026
S&P 500 7,624 ▼0.52%
DOW 52,215 ▼1.23%
NASDAQ 25,955 ▼0.21%
NAFTA 103.27 ▲3.82%
ARI 4,008 ▼1.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
₿ CRYPTO
BTC $80,899 ▼ -0.03% ETH $2,363 ▼ -0.8% XRP $1.3076 ▲ +1.23% SOL $102.4900 ▼ -0.06%
S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 % S&P 500 7,624 ▼0.52 % DOW 52,215 ▼1.23 % NASDAQ 25,955 ▼0.21 % NAFTA 103.27 ▲3.82 % ARI 4,008 ▼1.29 %
EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687 EUR/USD 1.1203 EUR/GBP 0.8377 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.7456 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5140 EUR/TRY 55.7166 EUR/JPY 175.71 EUR/CAD 1.5687
25 Tet 2026
Breaking
Politika

Avokati nxjerr prapaskenat e protestës: E kontrolluar nga Berisha, financimi vjen nga Shkëlzeni!

Avokati Idajet Beqiri ka komentuar protestën e zhvilluar më 20 qershor para Kryeministrisë, duke deklaruar se tubimet e kanë humbur qëllimin e tyre fillestar dhe nuk po arrijnë të bindin qytetarët.

I ftuar në ABC News, Beqiri u shpreh se protesta po mbahet nën ndikimin e ish-kryeministrit Sali Berisha dhe se financuesi kryesor i saj është Shkëlzen Berisha. Sipas tij, pjesëmarrja e shoqërisë civile në këto tubime është minimale, ndërsa theksoi se ndryshimi politik realizohet përmes kutisë së votimit dhe shtetit ligjor, e jo përmes thirrjeve për revolucion.

“Ajo që është më e rëndësishme, është fakti që po i gënjen të gjithë mendja, që aspektin që Shqipëria do hyjë në BE. Protestat që po bëhen e humbën qëllimin e vet. Nuk ua mbushin dot mendjen atyre që janë dhe votojnë në Shqipëri. Ti ‘revolucion’ mund të thuash nga mëngjesi deri në darkë, por revolucion është kutia e votimit dhe shteti ligjor.

Problemi është që atje në protestë, për fatin e keq, janë 10% që janë vërtet të rinj, familjarë, që çdo qeverisje ka familjarët e vet. Problemi është se çfarë ngrihet në protestë. Atje është një konglomerat, që nuk merr vesh qeni të zotin. Këta janë banditët e Saliut. Dy janë ata që po e mbajnë protestën në dorë Saliu me bandën e vet, Shkëlzeni është financuesi kryesor i asaj proteste. Shoqëria civile është xhep tharë”, tha Idajet Beqiri.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.