☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 10 September 2026
S&P 500 7,636 ▼0.48%
DOW 52,381 ▼0.77%
NASDAQ 26,253 ▼0.64%
NAFTA 97.12 ▲1.11%
ARI 4,444 ▼0.37%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
₿ CRYPTO
BTC $78,126 ▼ -0.43% ETH $2,461 ▼ -0.95% XRP $1.3915 ▼ -1.87% SOL $101.4800 ▼ -1.83%
S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.12 ▲1.11 % ARI 4,444 ▼0.37 % S&P 500 7,636 ▼0.48 % DOW 52,381 ▼0.77 % NASDAQ 26,253 ▼0.64 % NAFTA 97.12 ▲1.11 % ARI 4,444 ▼0.37 %
EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024 EUR/USD 1.1624 EUR/GBP 0.8583 EUR/CHF 0.9412 EUR/ALL 92.1457 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3355 EUR/TRY 56.3514 EUR/JPY 178.81 EUR/CAD 1.6024
10 Sep 2026
Breaking
Politika

Avokati: Protestuesit janë të paguar nga Berisha, duan me çdo kusht që të ketë viktima! SPAK të hetojë 21 janarin

Avokati Idajet Beqiri, në një intervistë në “News Hour” në ABC News, komentoi protestën e opozitës, duke hedhur akuza të forta ndaj kreut të Partisë Demokratike, Sali Berisha.

Sipas Beqirit, protestuesit janë të organizuar dhe të financuar, ndërsa pretendoi se qëllimi i tyre është krijimi i tensioneve politike.

Avokati u bëri thirrje qytetarëve të mos përfshihen në akte dhune, duke paralajmëruar pasoja ligjore për çdo veprim që cenon rendin kushtetues.

“Në këtë grup 150 veta që kanë ngelur, janë shumë pak, janë fakir fukarenj që paguhen. U kanë thënë deri në shtator jeni të paguar. Thelbi i asaj është “Hamasi” i Sali Berishës. Protestuesit janë të paguar nga Berisha. Janë banditë të rinj. Lufta e paepur që bën edhe ky Agron Shehaj me ato cironka që ka…. Për të mbrojtur pastrimin e parave që rrjedhin nga një krim…Këta i hedhin në sulm dhe e bëjnë që të vijë një qeveri teknike dhe kjo do sundohet nga Saliu dhe do shkojmë sërish në ’97. Por le të shohin ëndrra me sy hapur, sepse jemi anëtar të NATO-s dhe kemi hapur kapituj për rrugën europianë. Unë apeloj që të gjithë ata qytetarë, të largohen sepse ndëshkimi për kryengritje të armatosur sepse ndëshkimi kur vret shtetin nuk ka njeri në botë që t’u nxjerrë nga burgu. Këta planet i kanë bërë në një mënyrë të tillë, se duan me çdo kush gjak, duan që dikush të vritet. Saliu po e shikon që i ka shkuar laku në fyt, se edhe kjo rezolutë e Kuvendit që i thotë SPAK jepi drejtim ligjor 21 janarit, i thotë SPAK çoje deri në fund vendimin e Gjykatë së Strasburgut dhe Berisha do me çdo kusht të bëjë një gjullurdi siç ëndërron ai. Ky do të shkojë në 14 shtatorin e 1998 , por ta ëndërrojë sepse nuk shkon dot më”, ka thënë ai.

Më tej ai theksoi se askush nuk mund ta ndalë rrugën e Shqipërisë drejt BE-së, ndërsa s’i kurseu akuzat për Berishën, duke “thënë se kërkon vetëm gjak”, ndërsa kujtoi ngjarje si “Gërdeci”, “21 Janari”, vrasja e Kosta Trebickës”, për të cilat hedh akuza ndaj kreut të PD Sali Berisha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.