☀️
Tiranë 27°C · Kthjellët 18 June 2026
S&P 500 7,496 ▲1.02%
DOW 51,656 ▲0.32%
NASDAQ 26,388 ▲1.41%
NAFTA 73.95 ▼2.71%
ARI 4,242 ▼3.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $62,656 ▼ -5.12% ETH $1,687 ▼ -5.06% XRP $1.1430 ▼ -6.17% SOL $68.7400 ▼ -7.21%
S&P 500 7,496 ▲1.02 % DOW 51,656 ▲0.32 % NASDAQ 26,388 ▲1.41 % NAFTA 73.95 ▼2.71 % ARI 4,242 ▼3.17 % S&P 500 7,496 ▲1.02 % DOW 51,656 ▲0.32 % NASDAQ 26,388 ▲1.41 % NAFTA 73.95 ▼2.71 % ARI 4,242 ▼3.17 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Kronika

Bajrat kallëzojnë deputeten Marjana Koçeku në SPAK

Familja e Bajrave ka kallëzuar në SPAK deputeten Marjana Koçeku lidhur me postimin e saj të shpërndarë në medias sociale. Bajrat e kanë kallëzuar për shpifje teksa kanë hedhur poshtë akuzat e deputetes se ata kanë kërcënuar familjen e saj.

Në reagimin e saj, Koçeku paralajmëroi se do të reagojë ashpër nëse familjes së saj i ndodh diçka.

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën”, shkroi ajo.

Sipas kallëzimit penal, pretendimi se familja Bajri e ka kërcënuar është i pavërtetë dhe i pambështetur në asnjë provë të paraqitur. Më tej theksohet se kjo deklaratë e saj përçon te publiku mesazhin se familja Bajri ka ndërmarrë ose po ndërmerr veprime kërcënuese ndaj familjes së deputetes.

Ndër të tjera, në kallëzim theksohet se Koçeku duke e shpallur publikisht familjen Bajri si burimin e kërcënimit ndaj familjes së saj, ajo ka krijuar një paragjykim publik që ia paracakton kësaj familjeje rolin e autorit për çdo dëm të mundshëm që mund t’i vijë familjes së deputetes në të ardhmen.

Sipas tyre kjo orienton organet e ndjekjes penale që, për çdo ngjarje të mundshme ndaj familjes së deputetes, dyshimi të bjerë automatikisht mbi familjen Bajri, pavarësisht autorit real.

Më tej theksohet se deklarata e saj krijon një “fajtor të gatshëm” që mund të shfrytëzohet nga persona të cilët realisht janë në konflikt me fisin Bajri.

Në kallëzim theksohet se akuza e rreme nuk cenon vetëm nderin e Bajrave, por rrit rrezikun që familja Bajri të akuzohet e të ndiqet padrejtësisht për vepra që nuk i ka kryer.

Kallëzimi penal:

I/E nderuar Prokurore,

Në mbështetje të dispozitave të Kodit të Procedurës Penale për kallëzimin e veprës penale, paraqes këtë kallëzim dhe parashtroj sa vijon.

I. FAKTET

II. CILËSIMI I MUNDSHËM JURIDIK

Faktet e mësipërme mund të përbëjnë:

Elementi objektiv:

Deputetja ka deklaruar publikisht:

“Ky mesazh i drejtohet Bajrajve të Shkodrës. Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue…”Kjo deklaratë, sipas kallëzuesit, përçon te publiku mesazhin se familja Bajri ka ndërmarrë ose po ndërmerr veprime kërcënuese ndaj familjes së deputetes.

Edhe pse nuk thuhet shprehimisht “familja Bajri më ka kërcënuar”, lidhja logjike që krijohet është se ekziston një rrezik që vjen prej tyre, aq sa deputetja ndien nevojën të paralajmërojë publikisht se do të reagojë ndaj tyre.Për pasojë, publikut i paraqitet si fakt se familja Bajri është e përfshirë në sjellje kriminale ose intimidimi.

Pavërtetësia e faktitSipas pretendimit të kallëzuesit:

Në këto rrethana, deklarimi publik paraqitet si atribuim i një fakti të pavërtetë.

Cenimi i reputacionit:Deklarata është bërë nga një deputete e Kuvendit dhe është shpërndarë gjerësisht në media kombëtare.

Për shkak të pozicionit publik të autores:

Elementi subjektiv:Autorja ka vepruar me dashje, pasi:

Prandaj mund të argumentohet se janë përmbushur elementet e veprës së shpifjes, paragrafi 2.

Elementi objektiv:Në të njëjtën deklaratë deputetja shprehet:

“Nëse familjes teme i preket kjoftë edhe nji qime floku, unë s’kam me lanë pa ju shkatërrue, sa ta kem jetën.”

Ky nuk është thjesht një reagim emocional apo figurë retorike.

Deklarata:

Krijimi i gjendjes së frikësimit:

Një familje e identifikuar në një deklaratë të tillë:

Kjo është veçanërisht e rëndësishme duke pasur parasysh se deklarata nuk është bërë nga një person privat, por nga një figurë publike me autoritet institucional.

Intensiteti i kërcënimit:

por është përdorur shprehja:

“nuk kam me lanë pa ju shkatërrue sa ta kem jetën”,

e cila mund të interpretohet si paralajmërim për shkaktimin e një të keqeje serioze dhe të vazhdueshme.

Cilësimi përfundimtar i mbetet organit procedues.

Rrezikshmëria e veçantë e kësaj akuze publike: duke e shpallur publikisht familjen Bajri si burimin e kërcënimit ndaj familjes së saj, e paditura ka krijuar një paragjykim publik që ia paracakton kësaj familjeje rolin e autorit për çdo dëm të mundshëm që mund t’i vijë familjes së deputetes në të ardhmen.

Kjo, së pari, orienton paraprakisht organet e ndjekjes penale që, për çdo ngjarje të mundshme ndaj familjes së deputetes, dyshimi të bjerë automatikisht mbi familjen Bajri, pavarësisht autorit real.

Së dyti, dhe më e rëndë, krijon një “fajtor të gatshëm” që mund të shfrytëzohet nga persona të cilët realisht janë në konflikt me fisin Bajri. Të tillë persona, duke ditur se përgjegjësia do t’i atribuohej paraprakisht Bajrajve për shkak të deklaratës publike të deputetes, mund të dëmtojnë qëllimisht familjarë të saj pikërisht për t’ia ngarkuar fajin familjes Bajri dhe për ta vënë atë në shënjestër të ndjekjes penale për një vepër që nuk e ka kryer.

Në këtë mënyrë, akuza e rreme nuk cenon vetëm nderin, por rrit në mënyrë konkrete dhe të parashikueshme rrezikun që familja Bajri të akuzohet e të ndiqet padrejtësisht për vepra që nuk i ka kryer.

III. MBI IMUNITETIN DHE PRECEDENTIN GJYQËSOR

Imuniteti i nenit 73 të Kushtetutës mbron mendimet e shprehura në ushtrim të funksionit parlamentar (p.sh. nga foltorja e Kuvendit). Deklarata është bërë në rrjete sociale, jashtë ushtrimit të funksionit, ndaj nuk përfshihet në mbrojtjen e imunitetit.

Statusi i deputetit nuk e përjashton përgjegjësinë penale për akuza publike të rreme. Në çështjen e njohur publikisht si “Babale”, ish-deputeti Ervin Salianji nuk paraqiti një kallëzim formal te organet, por publikoi materiale me të cilat i atribuonte vëllait të ish-ministrit të Brendshëm kryerjen e një vepre penale (trafik droge); procedimi penal u regjistrua mbi kallëzimin e të dëmtuarit. Gjykata e rrëzoi mbrojtjen e tij se nuk kishte bërë “kallëzim” dhe se vepronte në kuadër të lirisë së shprehjes politike, dhe e shpalli fajtor për “kallëzim të rremë”, duke e dënuar me 1 vit burg (Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, vendimi nr. 2900, datë 18.12.2019; lënë në fuqi nga Apeli më 26.09.2024; Gjykata e Lartë rrëzoi rekursin më 11.03.2025). Sipas nenit 71 të Kushtetutës, dënimi me vendim të formës së prerë sjell mbarimin e mandatit të deputetit. Ky precedent tregon se: (i) publikimi i një akuze të rreme, edhe pa denoncim formal te organet, mjafton për këtë vepër; (ii) çështja mund të nisë me kallëzimin e të dëmtuarit; dhe (iii) liria e shprehjes politike e deputetit nuk është mburojë ndaj përgjegjësisë penale.

Ky precedent tregon se liria e shprehjes politike e një deputeti nuk është mburojë ndaj përgjegjësisë penale për akuza publike të rreme.

IV. PROVAT DHE RRETHANAT MBËSHTETËSE

V. KËRKESA

Për sa më sipër, i kërkoj Prokurorisë:

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.