⛅
Tiranë 20°C · Pjesërisht vranët 21 Tetor 2026
S&P 500 7,753 ▲0.53%
DOW 52,649 ▲0.29%
NASDAQ 26,723 ▲1.13%
NAFTA 96.97 ▼0.87%
ARI 4,154 ▲0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
₿ CRYPTO
BTC $84,430 ▲ +2.43% ETH $2,508 ▲ +3.03% XRP $1.3781 ▲ +4.83% SOL $108.3800 ▲ +2.9%
S&P 500 7,753 ▲0.53 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,723 ▲1.13 % NAFTA 96.97 ▼0.87 % ARI 4,154 ▲0.27 % S&P 500 7,753 ▲0.53 % DOW 52,649 ▲0.29 % NASDAQ 26,723 ▲1.13 % NAFTA 96.97 ▼0.87 % ARI 4,154 ▲0.27 %
EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781 EUR/USD 1.1227 EUR/GBP 0.8401 EUR/CHF 0.9267 EUR/ALL 90.8997 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4381 EUR/TRY 55.6898 EUR/JPY 177.64 EUR/CAD 1.5781
21 Tet 2026
Breaking
Politika

VIDEO/ Berisha i bashkohet Interancionales Marksiste dhe bën thirrje për pjesëmarrje në protestën e “Antifa”-s më 24 t

Sali Berisha ka kërkuar mobilizimin e plotë të strukturave të Partisë Demokratike për protestën e së shtunës, 24 tetor, duke pranuar hapur se anëtarë të PD-së, Forumit Rinor dhe disa pedagogë të lidhur me partinë janë tashmë aktivë në protestat e ditëve të fundit.

Paradoksi është se PD-ja, një parti e pozicionuar në të djathtë të politikës shqiptare, po mobilizohet në të njëjtën datë kur në Francë është paralajmëruar “Acte II”, një tjetër valë protestash ku, sipas investigimit të Fox News, janë përfshirë edhe organizata antifashiste dhe socialiste revolucionare.

Në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha u kërkoi drejtuesve të degëve dhe koordinatorëve që të ndërtojnë “të gjithë organizimin e nevojshëm” për një pjesëmarrje sa më masive.

“Solidarizimi me grevën e studentëve nga çdo gjimnaz dhe shkollë në Shqipëri është i domosdoshëm. Pjesëmarrja sa më masive në protestën e tyre është po kaq e domosdoshme”, deklaroi Berisha.

Ai pranoi se PD-ja nuk është thjesht një mbështetëse nga jashtë.

“Është një protestë në të cilën ne jemi më aktivë se kurrë. Është një protestë në të cilën janë, në rolin e tyre që orën e parë, një numër i madh anëtarësh të Forumit Rinor dhe të Partisë Demokratike”, tha kreu demokrat.

Berisha shtoi gjithashtu se “me qindra pedagogë të lidhur me Partinë Demokratike” janë përfshirë në protestë dhe se Departamenti i Arsimit i PD-së ka bashkërenduar mbështetjen për pedagogët.

Thirrja e Berishës për 24 tetorin përkon me një ditë tjetër të rëndësishme protestash në Europë. Fox News Digital raporton se në Francë janë planifikuar 212 mobilizime për “Acte II”. Në listën e grupeve të përfshira në organizimin ose promovimin e tyre janë NPA Charente, e kategorizuar si socialiste revolucionare, Action Antifasciste 16, Révolution Permanente Angoulême dhe Caen Antifa Squad. Fox News

Mobilizimi i së majtës radikale europiane nuk përfundon aty. Për 20 nëntorin është paralajmëruar një “International Youth Strike”, me pjesëmarrjen e organizatave marksiste, komuniste, socialiste dhe trockiste nga vende të ndryshme europiane.

Organizatorët bëjnë thirrje për demonstrata, bojkot të mësimit, bllokime dhe okupime, ndërsa manifesti i tyre kërkon “ndryshim radikal të sistemit”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.