Kronika

Balili, DEA në Tiranë. Mediat greke: Vizita për hetimin e trafikut të drogës

E përditshmja greke “Kathimerini” njofton se agjentet e DEA-s, njësia amerikane kundër drogës, kanë vizituar Tiranën në lidhje me hetimet ndaj çështjes së Klement Balilit i konsideruar në Greqi si “Eskobari i Ballkanit”.
Vizita e agjentëve, sipas gazetës prestigjioze greke vjen pas hetimeve për disa sasi droge të kapura në Greqi, por edhe në vende të tjera të Bashkimit Europian.
Emri i Balilit u lakua gjerësisht prej tyre kur gjatë një operacioni antidrogë në ishullin Zakinthos ku sekuestruan sasira të mëdha hashashi që për destinacion kishin veriun e Europës. Në lidhje me të njëjtën ngjarje u përfol edhe një tjetër shqiptar i njohur si Dhimitër Pota bashkëpunetor i Balilit dhe jo më larg se dhjetë ditë më parë në aksin rrugor që lidh Athinën me Lamian u bllokua një magazinë në brendësi të së cilës u sekuestruan 1 ton e 669 kg hashash e paketuar dhe e gatshme për transport që si destinacion kishte vende si Gjermani, Belgjikë dhe Hollandë.
Në lidhje me të u arrestua edhe një person me inicialet A. Dh, 46 vjeç nga Himara që sipas policisë së vendit fqinj ishte edhe organizatori i një agjencie ndërkombëtare transporti mallrash me seli në vendet eurpoiane.
Hetimet vazhdojnë në Greqi dhe sasia e madhe e drogës e sekuestruar me prejardhje Shqipërinë ka hapur një debat të gjerë ku në mjaft raste kërkohet arrestimi i tij prej autoriteteve shqiptare.
Sipas mediave greke, pavarësisht se ka një urdhër arresti ndërkombëtar në emër të Klement Balilit, asgjë nuk është bërë dhe ai vazhdon të qëndrojë i lirë. Pak ditë më parë avokati grek i Balilit u shpreh në një intervistë se klienti i tij nuk kishte lidhje me trafikun e drogës dhe se sipas tij e gjitha është një sajesë nga ana e Sali Berishës për të hedhur poshtë punën e qeverisë Rama.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button