Politika

Balla: Bumçi në PE luftoi si kamikaz kundër Shqipërisë

Deputeti i Partisë Socialiste, Taulant Balla ka reaguar pas amendameteve të proporzuara nga demokrati Aldo Bumçi në Parlamentin Europian për ndryshimin e dokumentit të përgatitur nga Sekretariati ku i kërkohet Komisionit Europian t’i japë Këshillit rekomandimin pozitiv për hapjen e negociatave për anëtarësim me Shqipërinë.

Balla tha se me pas kërkesës së Bumçit u surprizuan jo vetëm pjesëtarët e delegacionit shqiptar, por edhe partnerët e Shqipërisë në BE. Ai shprehet se deputeti demokrat luftoi si kamikaz kundër Shqipërisë, në një kohë kur na ndajnë vetëm 48 orë nga deklarimi i Komisionit.

Reagimi i Taulant Ballës:

Jemi te befasuar jo vetem ne, pala qe perfaqeson ketu maxhorancen, po ju siguroj se bashke me ne jane shume te befasuar nga qendrimi i PD edhe miqte e partneret e Shqiperise ne PE!

Sepse PD kerkoi ndryshimin e dokumentit te pergatitur nga Sekretariati i Parlamentit Europian ku i kerkohet Komisionit Europian t’i jape Keshillit rekomandimin pozitiv per hapjen e negociatave per anetaresim me Shqiperine!

Opozita shqiptare i hoqi vize ketij rekomandimi dhe paraqiti nje amendament qe i la te gjithe pa fjale, duke kerkuar kushtezimin e negociatave me disa idiotesira ne kuptimin me te vertete te fjales. Ajo kerkoi qe te fuse ne deklarate ceshtje te axhendes politike te Shqupit, qe nga pretendimet per zgjedhjet deri tek “mali qe polli nje mi” i dekriminalizimit. Aldo Bumci luftoi si nje kamikaz kunder Shqiperise edhe ne kete moment kur me pak se 48 ore na ndajne nga deklarimi i Komisionit per negociatat dhe kur te pakten sot ne duhet te ishim kompakte dhe minimumi ne harmoni me Sekretariatin e PE!

Loja e dates se kur hapen negociatat eshte nje loje kukamcefthi e Aldos me Lulin, sepse ne nuk presim nje date, po nje rekomandim pozitiv qe ti hape rruge procesit te hulumtimit apo screening sic quhet ndryshe, perpara celjes se tryezes se negociatave, ashtu sic eshte vepruar edhe me vendet e tjera te rajonit! Pra s’eshte pune date po pune kallje date nga ana e Aldos se Shqupit, qe foli ketu si nje kolumbian i dehur dhe jo si nje deputet i Shqiperise.

Sidoqofte ne jemi optimiste per pasneser, sepse ushtarin e mire Aldo, ketu ne Bruksel nuk e degjon askush, taksirati jone qe do ta kemi ne bagazhin e delegacionit kur te kthehemi ne atdhe!

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button