☁️
Tiranë 13°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 104.12 ▲2.08%
ARI 3,899 ▼3.29%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,700 ▲ +0.72% ETH $2,255 ▲ +0.53% XRP $1.2538 ▲ +0.73% SOL $96.0200 ▲ +1.77%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 104.12 ▲2.08 % ARI 3,899 ▼3.29 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Politika

Balla: Kërkesa e opozitës, eksport balte te partnerët ndërkombëtarë

Kryetari i grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me kërkesën e opozitës për largimin e  tij nga delegacioni Parlamentar i Stabilizim-Asociimit, duke e konsideruar kërkesën e opozitës si një eksportim balte te partnerët ndërkombëtarë.

Në reagimin e tij, Balla shprehet se: “Çdo ditë që kalon kuptohet edhe më mirë se si Luli dështoi jo vetëm me zgjedhjet e me drejtimin politik të opozitës, po edhe me prodhimet filmike te studios PD&KUNATI shpk! Babalja dhe Salianji janë tanimë subjekte të punës së prokurorisë, njëri me fletë arresti të prerë, tjetri me faqen e nxirë nga përfshirja në film. Ndërkohë edhe filmi tjetër me nënkomisarin që u kërcënua në praninë time me armë në komisariat, është drejt dështimit të plotë sepse jetojmë në kohën dixhitale dhe ka qeliza telefonike e kamera që i nxjerrin bllof, dylbitë e Palokës”.

Po ndërkohe shprehet Balla në vijim se “kjo baltë seriale është ende e vlefshme për eksport se miqtë e huaj s’kanë kohë të merren me detajet e këtyre manipulimeve të ndyra”.

“Kështu edhe në Parlamentin Europian, bazuar tërësisht mbi shpifje, sapo u çua një kamion me baltë për të më mbuluar mua në sytë e partnerëve tanë. Hallin tim s’e kam fare se kam vite që përplasem pa kompromis me këtë llum dhe pres edhe me keq se kaq! Po a e meriton Shqipëria këtë baltosje të vazhdueshme!? Ua le shqiptareve ta gjykojnë”, thekson ai.

“Unë vetë, shton Balla, kam nderin të bashkëdrejtoj Komitetin Parlamentar të Stabilizim- Asociiimit BE-Shqipëri prej 5 vitesh, në fillim me Eduard Kukan dhe tani me Monica Macovei dhe jam anëtari i vetëm i tij pa ndërprerje prej krijimit 10 vite më parë. Jam i sigurt që pas pak ditësh do të kërkojnë edhe largimin si Kryetar i Komitetit Parlamentar Gjermani-Shqipëri, habitem që nuk e përmendën që sot. Nëse opozita do ta përdorë këtë kërkesë si argument për të bojkotuar edhe takimin ne Bruksel, atëherë thjeshte gjeni argument tjetër”, thotë Balla.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.