☁️
Tiranë 12°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.91 ▲0.89%
ARI 3,894 ▼3.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,008 ▼ -4.24% ETH $2,242 ▼ -3.33% XRP $1.2492 ▼ -1.94% SOL $95.0300 ▼ -4.33%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.91 ▲0.89 % ARI 3,894 ▼3.4 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Ekonomia

Balluku në Gjermani, takim me homologun Altmaier: Mbështetje investimeve gjermane në energji

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku vizitoi Berlinin me ftesë të Bundestag në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit me qeverinë federale gjermane, në fushën e infrastrukturës dhe energjisë.

Balluku gjatë kësaj vizite takoi deputetin e CDU, Olav Gutting, i cili është dhe anëtar i bordit të KFW, gjithashtu i angazhuar në komisionet parlamentare për ekonominë dhe energjinë.

Çështje të rëndësishme mbi angazhimin e investitorëve gjermanë në Shqipëri si dhe mbështetjen e qeverisë gjermane në projektet infrastrukturore strategjike për vendin, ministrja Balluku i diskutoi gjerësisht në takimin me Ministrin e Transportit dhe Infrastrukturës Digitale, Andreas Scheuer.

Ai tregoi gatishmëri për mbështetje dhe bashkëpunim të mëtejshëm për MIE.

Ministrja Balluku zhvilloi gjithashtu një takim të frytshëm me Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverise federale gjermane, Peter Altmaier.

Gjatë takimit ministrat diskutuan për prioritetet e qeverisë shqiptare në fushën e energjisë dhe Altmaier konfirmoi mbështetjen e qeverisë gjermane në këtë sektor.

Ai vuri theksin tek thellimi i reformave energjetike në Shqipëri dhe premtoi inkurajimin e investitorëve gjermane.

Balluku ftoi për një vizitë zyrtare Ministrin e Ekonomisë dhe Energjisë së qeverisë federale gjermane, Altmaier, ftesë e cila u pranua me kënaqësi, për t’u realizuar së shpejti. Të dy ministrat u zotuan për intensifikimin e komunikimit teknik dhe politik mes dy ministrive. /a.g/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.