🌤️
Tiranë 21°C · Kryesisht kthjellët 02 June 2026
S&P 500 7,608 ▲0.11%
DOW 51,338 ▲0.51%
NASDAQ 27,066 ▼0.08%
NAFTA 93.88 ▲1.87%
ARI 4,516 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
₿ CRYPTO
BTC $67,411 ▼ -5.67% ETH $1,916 ▼ -3.87% XRP $1.2261 ▼ -5.37% SOL $76.2500 ▼ -5.64%
S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,338 ▲0.51 % NASDAQ 27,066 ▼0.08 % NAFTA 93.88 ▲1.87 % ARI 4,516 ▲0.22 % S&P 500 7,608 ▲0.11 % DOW 51,338 ▲0.51 % NASDAQ 27,066 ▼0.08 % NAFTA 93.88 ▲1.87 % ARI 4,516 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097 EUR/USD 1.1634 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3912 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3884 EUR/TRY 53.4468 EUR/JPY 185.72 EUR/CAD 1.6097
02 Jun 2026
Breaking
Sporti

Barcelona,rekord golash ne 2010

Paraqitja e Barcelonës në vitin 2010 do të mbetet e shkruar për shumë kohë në Librin e Rekordeve. 154 gola të realizuar, nga të cilat 58 vetëm prej Lionel Messi-t, janë një shifër me të vërtetë e frikshme.

Do të kishte qenë një vit shumë më i plotë për katalanasit nëse nuk do të ishin eleminuar në gjysmëfinalet e Champions League nga Interi, por me 44 fitore, 8 barazime dhe vetëm 5 humbje, ekipi i drejtuar nga Guardiola është ai me rendimentin më të lartë në Europë.

Ekipet me një prirje kaq sulmuese sa Barcelona, shpesh herë janë të thyeshëm pas në mbrotje, por nuk është ky rasti i tyre. Valdes dhe kolegët e tij të prapavijës e kanë nxjerrë topin vetëm 40 herë nga rrjeta e tyre, për një mesatare të admirueshme prej vetëm 0,68 golash të pësuar për ndeshje.

Përveç humjes 3-1 në “San Siro” ndaj Interit, Barça ka pësuar disfatë në kampionat në vetëm dy raste, kundër Atletico Madrid-it dhe e fundit, një rezultat befasues në “Camp Nou”, 0-2 përballë Hercules. Gjatë 2010-s, “macja e zezë” e Messi-t me shokë u konfirmua Sevilla, me dy suksese kundër ekipit “blaugrana”, në Kupën e Mbretit dhe në Superkupën e Spanjës. 

Edhe më befasues fakti se Barcelona nuk ka arritur të gjejë rrugën e golit vetëm një herë në të gjithë ndeshjet e luajtura gjatë vitit. Bëhet fjalë për derbin e 17 prillit ndaj Espanyol-it, përfunduar 0-0.

Messi është ylli i vërtetë i Barcelonës së këtij viti. Me 58 gola të realizuar në të gjithë kompeticionet, ai llogarit në emrin e tij më shumë se një të tretën e të gjithë golave të realizuar prej skuadrës. Forma e mrekullueshme e argjentinasit vazhdon edhe në sezonin aktual, gjatë të cilit ai ka gjetur rrjetën 17 herë në 16 ndeshje të luajtura në kampionat.

Mesatarja prej 2,7 golash e Barçës gjatë vitit është edhe më e lartë nëse merret parasysh vetëm sezoni 2010-11, gjatë së cilës shtatë ndeshje janë fituar me pesë ose më shumë gola, për një mesatare prej 3 golash për ndeshje.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.