Tiranë 29°C · Pjesërisht vranët 18 June 2026
S&P 500 7,494 ▲1%
DOW 51,728 ▲0.46%
NASDAQ 26,371 ▲1.34%
NAFTA 73.35 ▼3.5%
ARI 4,271 ▼2.52%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
₿ CRYPTO
BTC $63,694 ▼ -2.05% ETH $1,736 ▼ -0.91% XRP $1.1595 ▼ -2.92% SOL $70.8400 ▼ -2.25%
S&P 500 7,494 ▲1 % DOW 51,728 ▲0.46 % NASDAQ 26,371 ▲1.34 % NAFTA 73.35 ▼3.5 % ARI 4,271 ▼2.52 % S&P 500 7,494 ▲1 % DOW 51,728 ▲0.46 % NASDAQ 26,371 ▲1.34 % NAFTA 73.35 ▼3.5 % ARI 4,271 ▼2.52 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8650 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 94.8542 EUR/MKD 61.6241 EUR/RSD 117.3728 EUR/TRY 53.6101 EUR/JPY 185.36 EUR/CAD 1.6235
18 Jun 2026
Breaking
Politika

Basha: Korrupsioni nuk nisi nga radhët, por nga koka politike e policisë

Për Lulzim Bashën, ky 105-vjetor e gjen Policinë e Shtetit në momentin më tragjik të saj dhe të tradhtuar.

“Nëse më parë kriminelët merrnin arratinë dhe oficerët e policisë ishin në ballë të luftës, sot kriminelët janë në krye të kupolës drejtuese të policisë, Ministrisë së Brendshme dhe institucioneve politike të vendit dhe janë drejtuesit dhe punonjësit me integritet të policisë ata që kanë marrë arratinë apo janë ekzekutuar nga dora e krimit”, tha kreu i PD-së.

Basha është ndalur dhe tek vetting-u që pritet të nisë në Policinë e Shtetit: “Korrupsioni dhe lidhja e tij me krimin nuk nisi nga radhët e policisë, por nga koka politike e policisë. Nisi nga Saimir Tahiri dhe Haki Çako, kjo është tashmë katërcipërisht e provuar. Saimir Tahiri dhe Haki Çako janë dy hallka të sistemit kriminal që drejtohet nga Edi Rama dhe ku Fatmir Xhafaj ka lidhje dhe rolin e tij të padiskutueshëm. Pra, vetting-u nga Fatmir Xhafa, apo Edi Rama, apo kjo shumicë e bërë njësh me krimin, është si t’i varësh mëlçitë ujkut në qafë. Policia do të pastrohet kur qeverisja të pastrohet nga politikanët e lidhur me krimin”.

Këto deklarata, Lulzim Basha i bëri pas vizitës në shtëpinë e ish-policit Artan Cuku në Tiranë, vrarë gati një vit më parë për shkak të detyrës.

Ndërkohë, akuzat për kapjen e drejtuesve të policisë dhe politikës nga krimi ishin kryefjala e takimit që Basha zhvilloi në Vlorë, në përgatitjet për protestën e 27 janarit.

“Habilajt, Sajmir Tahirin, Haki Çakon, Fatmir Xhafajn, Agron Xhafajn dhe Edi Ramën dhe disa të tjerë, i lidh kodi i heshtjes. Shumë shpejt, falë ndihmës së partnerëve, do të dëgjoni se si shqetësimit se mos Sajmir Tahiri na shet një ditë, një nga Habilajt i përgjigjet “nuk ka si na shet, se përndryshe, e shesim ne”. Kështu janë të lidhur këta me njëri-tjetrin. Mos fol për mua, që mos të flas për ty”, tha Basha.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.