☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $76,868 ▼ -2.89% ETH $2,237 ▼ -1.61% XRP $1.2516 ▲ +0.15% SOL $95.6500 ▼ -1.61%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
31 Tet 2026
Breaking
Kronika

Transportonte dy makina drejt Shqipërisë me kamion frigoriferik, 26-vjeçari shqiptar gjobitet me 10 mijë euro në Itali

Një 26-vjeçar shqiptar është ndaluar nga Policia italiane pasi u kap duke transportuar dy automjete drejt Shqipërisë, me një kamion frigoriferik të përshtatur për transportin e ushqimeve.
Ngjarja u regjistrua në autostradën A14, pranë daljes së Cattolica-s, ku efektivët e Policisë Rrugore të Forlì-t ndaluan mjetin për kontroll.
Kamioni ishte i pajisur për transport izotermik të ushqimeve të ftohta, por në rimorkio kishte ngarkuar një automjet tip SUV dhe një makinë tjetër të cilat ishin të destinuara për një blerës në Shqipëri.

Gjatë kontrollit, policia konstatoi se drejtuesi nuk dispononte licencat dhe autorizimet e nevojshme për transportin e automjeteve.
Për më tepër, 26-vjeçari drejtonte mjetin pa pasur kategorinë e duhur të lejes së drejtimit dhe nuk kishte regjistruar në tahograf certifikimin e tij profesional. Tahografi është pajisja që regjistron kohën e drejtimit të automjetit dhe periudhat e pushimit të shoferit.

Për shkeljet e konstatuara, ai u gjobit me 10 mijë euro, ndërsa policia i pezulloi edhe lejen e drejtimit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.